Ligji i pagave, një kryetar komune merr rrogë sa të një zëvendësministri të Kosovës

Ligji i pagave, një kryetar komune merr rrogë sa të një zëvendësministri të Kosovës

Me Ligjin e ri për paga një kryetar komune do të marr rrogë sa të një zëvendësministri. E kjo formë e nivelizimit të pagës për kryetarët e komunave po konsiderohet e padinjitetshme nga kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi. Ibrahimi tha se është e padrejtë që kryetari i komunës të kategorizohet në […]

Ibrahimi tha se është e padrejtë që kryetari i komunës të kategorizohet në të njëjtin nivel me pagën e një zëvendësministri, duke marr parasysh se kompetencat të cilat i ka kryetari.

“Ne si Asociacion vlerësojmë që kryetarët nuk do të paguhen në mënyrë të dinjitetshme për përgjegjësit, kompetencat të cilat i ushtrojnë dhe i kanë. Nuk ka mundësi as se si që një kryetar i komunës të futet në kategorinë e njëjtë të pagës me një zëvendësministër. Nuk po dua që të hyj e të lëshohem në rolin, punën dhe angazhimin e një zëvendësministri, por më duhet të theksoj se është e padrejtë që kryetari i komunës të kategorizohet në të njëjtin nivel me pagën e një zëvendësministri, duke marr parasysh se kompetencat të cilat i ka kryetari, është i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetari, kështu që ka përgjegjësi institucionale shumë më shumë se sa një zëvendësministër, ka takime të rregullta dhe përgjegjësi të drejtpërdrejta ndaj qytetarit dhe ne vlerësojmë që është e pa drejtë që kryetari i komunës të rangohet në nivel të njëjtë me pagën e zëvendësministër”, tha ai.

Ai shtoi se shpreson që në të ardhmen kjo çështje të rishqyrtohet nga niveli qendror në mënyrë që të ketë trajtim të dinjitetshëm të kryetarëve të komunave.

Pasi sipas tij, kryetarët e komunave janë më shumë të angazhuar dhe se kryejnë më shumë punë se sa një zëvendësministër.

“Po shpresojmë që në një të ardhme të afërt kjo të rishqyrtohet nga niveli qendror në mënyrë që të kemi trajtim të dinjitetshëm të kryetarëve të komunave me Ligjin e pagave. Në këtë rast duke marr parasysh që Qeveria e ka promovuar që për punë të njëjtë do të marrin edhe pagë të njëjtë, ky parim në rastin e kryetarëve të komunave është shkelur. Ne mendojmë që kryetarët e komunave janë shumë më shumë të angazhuar, shumë më shumë kryejnë punë se sa një zëvendësministër pa u keqkuptuar dhe keqinterpretuar në punën dhe vlerësimin e një zëvendësministri”, tha ai./EO

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?