Lëvizja FOL: BQK nuk na lejoi ta monitorojmë procesin e rekrutimit të guvernatorit

Lëvizja FOL ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës nuk e ka lejuar që ta monitorojë procesin e rekrutimit të guvernatorit. Sipas kësaj organizate, para se zyrtarja e FOL-it të hynte në zyrën ku do të zhvilloheshin intervistat, sekretari i panelit intervistues, ka kërkuar nga ajo që të nënshkruajë Deklaratën e Konfidencialitetit. Pas refuzimit për […]
Sipas kësaj organizate, para se zyrtarja e FOL-it të hynte në zyrën ku do të zhvilloheshin intervistat, sekretari i panelit intervistues, ka kërkuar nga ajo që të nënshkruajë Deklaratën e Konfidencialitetit.
Pas refuzimit për ta nënshkruar këtë deklaratë, FOL thotë se sekretari i panelit ia ka ndaluar zyrtares që të hyjë në sallën ku po pritej të fillonte intervistimi i kandidatëve.
Sipas Lëvizjes FOL, përdorimi i Deklaratave të Konfidencialitetit në proceset e rekrutimit për pozita publike është praktikë që shkatërron transparencën dhe rrjedhimisht besimin në institucione publike
“Ne nuk mund të lejojmë që për të ndarë vlerësimet tona për procese të natyrës publike të kërkojmë leje nga institucionet publike. Për më tepër, kushtëzimi i organizatave joqeveritare me nënshkrimin e Deklaratës së Konfidencialitetit nuk ka bazë ligjore dhe përbën shkelje flagrante të të drejtës së organizatave joqeveritare për të monitoruar dhe për të kërkuar llogari nga institucionet që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në postimin e Lëvizja FOL.












