Ky është militanti i famshëm i VV-së që akuzonte Oliver Ivanoviqin se ia qorroi babain

Ky është militanti i famshëm i VV-së që akuzonte Oliver Ivanoviqin se ia qorroi babain

Një video e kryeministrit Albin Kurti, ku kujton ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq me fjalët më të përzgjedhura, ka ngjallur reagime të shumta në vendin tonë, e madje edhe në vetë mesin e militantëve të partisë së tij, Vetëvendosje. Kjo, për faktin se politikani serb, i vrarë në vitin 2018, ishte akuzuar nga EULEX-i për krime […]

Në tremujorin e vrasjes së Ivanoviqit, në vitin 2018, në Prishtinë dhe disa qytete tjera në Kosovë por edhe në Serbi, ishin shfaqur grafite me portretin e Oliver Ivanoviqit.

Atëkohë, një nga militantët e zëshëm të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, publicisti nga Mitrovica, Fatlum Sadiku – që tani punon si këshilltar në zyrën e zëvendëskryeministres Emilja Rexhepi kishte marrë vëmendjen për një aksion individual që do ta zhvillonte në Prishtinë, duke fshirë këto grafite.

Para se të fillonte këtë aksion, z.Sadiku kishte shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se ai ‘ndjehej i ofenduar nga grafitet e njeriut që është dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve.

Si rrjedhojë e krimeve të tij kundër shqiptarëve, Sadiku e kishte fajësuar Ivanoviqin edhe për verbimin e babait të tij’.

“Ivanoviqi është dënu me 9 vjet burg për vrasje në Masakrën te Rruga e Kovaqve në Mitrovicë, më 14 prill 1999. Është fajtor pse baba m’u ka verbu komplet maslufte, pse vet i kom hupë tre gjysvjetra, pse e kom hupë banesën dhe jemi zhvendosë. A po e vreni pra, që ka një martesë t’thellë t’serbofilëve me këtë sortë politike? Ky është ofenimi ma i poshtër, ma i ligë që ka mujtë me m’u bo n’jetë”, kishte shkruar atëkohë z.Sadiku.

Ai kishte lënë mbishkrimin ‘kriminel’ në këto foto.

“Gjërat duhet thërritur në emrin përkitës, shkruan diku. Sot vetëm për këtë akt ndërgjegjësimi, bëra rrugë. Dikush tek Konviktet kishte kryer punë para meje, paçka i jam shumë falënderues. Por, në vendet tjera që pashë, mbarova vetë. Përkujtimi është akt përlavdimi it ë bëmës. E përkujtimi it ë mbuluarit këtu për përlavdim i krimeve të kryera nga dora e tij, për çka jam i thirrur të reagoj jo si shqiptar, por si njeri”, kishte shkruar Fatlum Sadiku, duke publikuar vetë fotografitë nga aksioni i tij individual atëkohë.

Qeveria e Kosovës, dje (e hënë 16 janar 2022), ka publikuar një video-adresim të kryeministrit Kurti, ku kujton Oliver Ivanoviqin.

“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, thotë Kurti veç tjerash në video.

Arkiva e zhdukur e Vetëvendosjes për Oliver Ivanoviqin

Me publikimin e mesashit në fjalë nga kryeministri Albin Kurti, qytetarë të shumtë, gazetarë e aktivistë të shoqërisë madje edhe parti opozitare në vendin tonë, ia risollën në kujtesë partisë në pushtet, disa prej komunikatave e qëndrimeve të famshme për Ivanoviqin sa kjo parti ishte në pushtet.

Nëse kërkoni në faqen zyrtare të Vetëvendosjes, sot këto lidhje nuk mund të gjenden, pasi janë fshirë krejt.

Por ato qëndrime, gjenden të publikuara në faqen zyrtare të Vetëvendosjes në Facebook, disa prej të cilave, Periskopi solli mbrëmë dhe mund t’i shihni si më poshtë:

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?