Kurti: Takimet me Vuçiqin në Bruksel do të duhej të ndodhnin çdo muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të duhej të ndodhnin çdo muaj. Sipas Kurtit më 18 gusht të 2022-ës, janë marrë vesh në Bruksel që takimet me presidentin serb të mbaheshin çdo muaj, megjithatë e njëjta nuk ndodhi pas propozimin franko-gjerman. “Me datën 18 gusht […]
Sipas Kurtit më 18 gusht të 2022-ës, janë marrë vesh në Bruksel që takimet me presidentin serb të mbaheshin çdo muaj, megjithatë e njëjta nuk ndodhi pas propozimin franko-gjerman.
“Me datën 18 gusht të vitit të kaluar ne u patëm marrë vesh në Bruksel që do të takohemi për çdo muaj. Në shtator kjo nuk ndodhi, por në shtator erdhi propozimi franko-gjerman që e quajmë propozim i BE-së i mbështetur nga Franca dhe Gjermania dhe nuk pati takim deri më datën 21 nëntor. Unë besoj që është dashur të kemi takime më të shpeshta sepse edhe mospajtimi është i madh edhe besimi është i ulët. Por, nuk e di saktësisht pse ka ndodhur kjo. Megjithatë, jam me shpresën që këtë vit do të ketë një angazhim më të madh të BE-së dhe SHBA-së në mënyrë që të bëhet më shumë trysni mbi Beogradin, të ketë më shumë angazhim e plane për Ballkanin”, tha Kurti për rtk, përcjell Periskopi.
Kujtojmë se kryeministri Kurti kohë më parë deklaronte se nuk do të takohej me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, pa kërkuar falje për viktimat e luftës të kryera nga ana e Serbisë në Kosovë.












