Kurti: Reçaku, një nga dëshmitë kryesore që na kujton rrënjët dhe çmimin e lirisë sonë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se ky vend është një nga dëshmitë kryesore që na kujton çmimin e lirisë. Tutje Kurti tha se populli ynë, gjithmonë do jetë mirënjohës e falënderues ndaj ambasadorit, William Walker, për rolin e kontributin e tij për të vërtetën dhe Kosovën. […]
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se ky vend është një nga dëshmitë kryesore që na kujton çmimin e lirisë.
Tutje Kurti tha se populli ynë, gjithmonë do jetë mirënjohës e falënderues ndaj ambasadorit, William Walker, për rolin e kontributin e tij për të vërtetën dhe Kosovën.
”Reçaku është një nga dëshmitë kryesore që na kujton rrënjët dhe çmimin e lirisë sonë. Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nderojmë 45 shqiptarët civilë të masakruar nga forcat e Serbisë.
Ne përkulemi para vuajtjes e sakrificës së njerëzve tanë. Shteti ynë demokratik, nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës.
Populli ynë i është gjithmonë mirënjohës e falënderues Ambasadorit William Walker, për rolin e kontributin e punës së tij për të vërtetën dhe Kosovën.
Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve nuk humbet. Lavdia është e tyre, e kujtimi i përjetshëm për ta është i yni.
Lavdi!”.












