Kryetari i Reçakut thotë se s’u lejua të flasë në përkujtim të masakrës pasi do t’i përmendte ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Reçakut, Adem Ramadani, pretendon se Qeveria e ndaloi të flasë në tubimin përkujtimor për këtë masakër, të dielën. Ramadani, në një lidhje direkte në Frontal të T7 se dyshon se Zyra e Kryeministrit Albin Kurti e hoqi nga lista e fjalimeve për shkak se aty i kishte përmendur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të […]

Ramadani, në një lidhje direkte në Frontal të T7 se dyshon se Zyra e Kryeministrit Albin Kurti e hoqi nga lista e fjalimeve për shkak se aty i kishte përmendur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Fjalimi im ka qenë përshëndetës për të pranishmit, për kryeministrin, presidenten, Z. William Walker, por ka qenë edhe një keqardhje për krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë”, tha ai.

Ramadani tregoi për komunikimin që e kishte paraprakisht me Shenaj Shalën, përgjegjësen e Protokollit në Kabinetin e Kryeministrit.

“Më 13 janar, kah ora 2 më kanë thirrur nga kabineti i kryeministrit, zonja Shenaj Shala”, thotë Ramadani.

Sipas tij, ajo ka kërkuar që Ramadani t’ia dërgojë fjalimin përmes e-mailit për shkak se u duhet ta përkthejnë edhe në anglisht.

“Ia kam dërguar fjalimin tim në dy forma. Tha a ke folë aty për martirë? Thash normalisht. I kam përfshi të gjithë”.

“Më kanë thirrë pas dy ore dhe më tha se fjalimin tënd ende s’e kam lexu por ka lindur një problem tjetër. Duhet me u heq ti se i kemi dy propozime tjera”, thotë Ramadani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?