Kryeministri grek paralajmëron për trazira përpara zgjedhjeve

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të hënën paralajmëroi deputetët e tij që të jenë gati të përballen me “trazira” përpara zgjedhjeve kombëtare. Kjo deklaratë u interpretua nga opozita si “frikë” për zbulimet e reja në lidhje me skandalin e përgjimeve. “Do të kemi trazira; do të përballemi me shumë toksicitet. Dhe kjo sepse askush nuk mund […]

Kjo deklaratë u interpretua nga opozita si “frikë” për zbulimet e reja në lidhje me skandalin e përgjimeve.

“Do të kemi trazira; do të përballemi me shumë toksicitet. Dhe kjo sepse askush nuk mund ta kundërshtojë punën tonë. Ata [opozita] gjithashtu nuk kanë thënë asgjë për atë që do të bëjnë në katër vitet e ardhshme sepse thjesht nuk mund të flasin dhe të paraqesin një plan gjithëpërfshirës”, u tha Mitsotakis ligjvënësve të tij.

Ai shtoi gjithashtu se zgjedhjet mund të mbahen në prill ose maj dhe një raund i dytë pritet katër javë më vonë.

Sipas analistëve, në zgjedhjet e ardhshme do të zbatohet një ligj i ri zgjedhor, i cili do të kërkojë një qeveri koalicioni për të qeverisur vendin.

Raundi i parë do të mbahet me shumicë të thjeshtë, ndërsa për të dytin një partie do t’i nevojiten rreth 37% të votave për të formuar qeverinë. Përndryshe, partia që renditet e para duhet të kërkojë partnerë për të qeverisur.

Në skandalin “Greek Watergate”, disa politikanë, gazetarë dhe biznesmenë u vëzhguan nga shërbimet sekrete greke, të cilat ishin nën kontrollin personal të Mitsotakis (EPP).

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?