“Kryeministër, mos na shkel në gjak!“ OVL në përkrahje të protestës së fëmijëve të dëshmorëve kundër Kurtit

Organizata e Veteranëve të Luftës i ka dalë në përkrahje fëmijëve të dëshmorëve, të cilët kanë organizuar një protestë kundër deklarimeve të kryeministrit Kurti për deklarimet e lavdet e tij për kriminelin e luftës, Oliver Ivanoviq. Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, këtë qëndrim e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook. […]
Organizata e Veteranëve të Luftës i ka dalë në përkrahje fëmijëve të dëshmorëve, të cilët kanë organizuar një protestë kundër deklarimeve të kryeministrit Kurti për deklarimet e lavdet e tij për kriminelin e luftës, Oliver Ivanoviq.
Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, këtë qëndrim e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se do të jetë pjesëmarrës në protestë, andaj ka kërkuar përkrahje sa më masive për të.
Postimi i Klinakut:
E mbështes protestën dhe do të jem pjesëmarrës në të. Kërkoj që të mbështetet edhe nga ju.
Të indinjuar thellë me veprimet e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, dhe tenitmin e tij për të amnistuar kriminelin e luftës, ideatorin dhe kryerësin e vrasjeve të shqiptarëve civil, Oliver Ivanoviqit:
Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thërrasin për protestë, me moton:
“Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë!”
Protesta mbahet:
Vendi: Sheshin Skenderbeu në Prishtinë.
Data: 23 Janar 2023
Ora: 12:00
Në këtë protestë ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim, të cilët mendojnë se heshtja ndaj veprimeve destruktive dhe të rrezikshme është po ashtu një bashkëngjitje në faj. Përmes kësaj proteste duam të tregojmë që ka ardhur koha për t`u distancuar dhe për t`i ndërgjegjësuar të gjithë përfaqësuesit tonë politikë, pa përjashtim, për më shumë kujdes, maturi dhe përgjegjësi ndaj historisë, të tashmës dhe të ardhmës së vendit tonë.
Ju mirëpresim
Këshilli organizativ!.












