Krasniqi: Turp, Albin Kurti nuk e lejoi veteranin e UÇK-së të fliste në Reçak, i thuri elozhe Oliver Ivanoviqit

Krasniqi: Turp, Albin Kurti nuk e lejoi veteranin e UÇK-së të fliste në Reçak, i thuri elozhe Oliver Ivanoviqit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar sot ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij që nuk e lejuan të shtunën kryetarin e Reçakut, Adem Ramadani (ish-ushtar i UÇK-së) që të flas në ceremominë përkujtimore të masakrës së Reçakut. “Duhet të jesh i paskrupullt dhe skajshmërisht mosmirënjohës, si Albin Kurti, […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar sot ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij që nuk e lejuan të shtunën kryetarin e Reçakut, Adem Ramadani (ish-ushtar i UÇK-së) që të flas në ceremominë përkujtimore të masakrës së Reçakut.

“Duhet të jesh i paskrupullt dhe skajshmërisht mosmirënjohës, si Albin Kurti, që të të pengojë fjala e luftëtarëve të lirisë dhe prezenca e tyre nëpër aktivitete publike”, tha Krasniqi.

“Ndalimi nga ana e Qeverisë i fjalës së Kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani, në Akademinë Përkujtimore për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, vetëm pse ai do të përmendëte Hashim Thaçin e Kadri Veselin në fjalim, fatkeqësisht, është në vazhdën e sulmeve të njëpasnjëshme që ky kryeministër po u bën vlerave të luftës çlirimtare dhe veteranëve tanë”, tha ai.

Kreu i PDK-së tha se gabim mund të quhej kur ky veprim ndodh një herë, por kur diçka e tillë përsëritet në vazhdimësi, atëherë sipas tij, kemi të bëjmë me qasje e qëllim, me politikë të paramenduar qeveritare.

“Ndërsa, si për ironi e pa fije turpi, Albin Kurti fjalë të mira dhe elozhe dje thuri vetëm për Oliver Ivanoviqin – të cilin sa ai ishte gjallë, edhe vet e akuzonte për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë periudhës së luftës. E pas luftës, Ivanoviqi i dashur i Albinit, ka qenë shefi i “Rojave të Urës” që me dhunë e terror e kanë mbajtur të ndarë qytetin e Mitrovicës”, tha ai.

“E kuptoj deri diku xhelozinë historike të një veterani të rrejshëm si Albin Kurti, por, nënçmimi i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të kaloj asnjëherë para nesh dhe qytetarëve të Kosovës. Turp!”, tha Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?