Krasniqi pyet Kurtin e VV’në për Martin Berishajn: Pse s’keni përgjigje, qoftë edhe me ato videot tuaja çka ka – çka s’ka

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi sot në Kuvend ka ngritur çështjen e skandalit të ambasadorit Martin Berishaj, transmeton Periskopi. Krasniqi ka shtruar disa pyetje si Berishaj nuk po shkarkohet e Qeveria Kurti s’po bë as zë. ‘’Qe fiks 273 ditë, dy gjëra të kundërta e kanë karakterizu këtë skandal. Për 9 muaj raportimet për Berishajn […]
Krasniqi ka shtruar disa pyetje si Berishaj nuk po shkarkohet e Qeveria Kurti s’po bë as zë.
‘’Qe fiks 273 ditë, dy gjëra të kundërta e kanë karakterizu këtë skandal. Për 9 muaj raportimet për Berishajn kanë ardhë tu u shu, e gjet rrugë deri në VV. Po gabojnë shumë se vetëm po e konfirmojnë se edhe vet janë të përfshirë. Si mund ti shpjegojmë qytetarëve e fëmijëve tanë se një ambasador tërhoqi miliona euro, si i shkon për shtati ky skandal imazhit të një shteti të ri, i cili jo veç që nuk pshton pa pasoja por edhe mbulohet nga kryeministri e qeveria e tij. ‘’, tha Krasniqi.
‘’Si mundet dikush me marr shtetësinë për një ditë dhe qysh nesër me u emëru amabsador. Si e mori dritën e gjelbër Martin Berishaj prej AKI’së. Si është e mundur që Berishaj është ende në detyrë dhe ende nuk është shkarku. Pse s’ka përgjigje. Qoftë edhe me ato videot tuaja cka ka cka s’ka. Martin Berishaj duhet të sjellet para drejtësisë dhe kushdo që është në këtë piramidë.’’, shtoi ai./Periskopi/












