Kosova gogëson nga mallrat serbe: Mes 371 milionë euro import – prijnë pijet freskuese, biskotat, demat e gruri

Kosova gogëson nga mallrat serbe: Mes 371 milionë euro import – prijnë pijet freskuese, biskotat, demat e gruri

Sipas një analize të Institutit GAP, të publikuar më pas edhe në formë grafikoni në faqen zyrtare të Institutit në Facebook, Kosova ka importuar 371.6 milionë euro nga Serbia gjatë vitit 2022. (Grafika/ statistikat: Instituti GAP)  Kosova ka importuar nga Serbia më 2022, më së shumti pije freskuese, në vlerë prej 54.6 milionë euro. Produkti […]

(Grafika/ statistikat: Instituti GAP) 

Kosova ka importuar nga Serbia më 2022, më së shumti pije freskuese, në vlerë prej 54.6 milionë euro.

Produkti i dytë që kemi importuar nga Serbia në vlerë prej mbi 30 milionë euro, është gruri.

Sipas këtij studimi të GAP-it, mes produkteve tjera që Republika e Kosovës, ka importuar mjaft shumë janë edhe vaji ushqimor në vlerë prej mbi 15 milionë euro, benzinë dhe vajra poashtu në vlerë mbi 30 milionë euro, biskota në vlerë prej mbi 11 milionë euro, konteinerë, misrër, ushqime për kafshë e deri në shufra çeliku, transmeton Periskopi.

(Grafikoni/ statistika e importeve nga Serbia; Burimi: GAP)

Ndërkohë që Kosova ka eksportuar në Serbi mallra në vlerë prej 60.7 miionë euro.

Mes produkteve që janë eksportuar në Serbi, ka edhe mana, linjit, luleshtrydhe, energji elektrike, etj.

(Grafikoni: GAP) 

Kujtojmë se kryeministri Kurti, është kritikuar në vazhdimësi për rritjen e eksporteve nga Serbia, nën udhëheqjen e tij.

Avdullah Hoti, ish-kryeministër dhe ish-ministër i Financave, në vazhdimësi ka kritikuar Qeverinë Kurti për rritjen e jashtëzakonshme të importit nga Serbia.

“Nëse e analizojmë tregtinë me vendet e Ballkanit Perëndimor, shohim se importet me të gjitha këto vende janë ulur pa përjashtim, përveç me Serbinë. Dikush mund të thotë se tregtia është e lirë dhe ajo i përcakton importet dhe eksportet. Dakord jam me këtë. Por tregtia e lirë ka ekzistuar edhe në vitet kur këta që sot qeverisin i rrotullonin kamionët me mallra nga Serbia”, shkruan Hoti më 5 dhjetor 2002.

Për rritjen e importit nga Serbia, opozita madje ia kujton shpesh Kurtit dhe aksionet e famshme të rrëzimit të kamionëve nëpër pika kufitare, me mallra serbe./Periskopi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?