KMDLNJ: E kundërshtojmë fuqishëm adresimin e Kryeministrit për Oliver Ivanoviqin

KMDLNJ: E kundërshtojmë fuqishëm adresimin e Kryeministrit për Oliver Ivanoviqin

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka bërë një reagim kundër adresimit të Kryeministrit Kurti në përvjetorin e pestë të vrasjes së ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq. Në një reagim të gjatë, KMDLNJ thotë se e kundërshton fuqishëm adresimin e Kurtit, i cili tha fjalë të mira për Ivanoviqin e dënuar për […]

Në këtë reagim, KMDLNj thotë se ka ofruar fakte të mjaftueshme me të cilat vërtetohet përgjegjësia konkrete dhe faktike e Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve për veprat e krimeve të luftës.

Prandaj, “KMDLNj –ë kundërshton fuqishëm adresimin e fundit të kryeministrit të  Kosovës, Albin Kurti me rastin e 5 vjetorit të vrasjes (të pasqaruar) të të dyshuarit dhe të dënuarit për krime lufte në Kosovë, Oliver Ivanoviq me fjalë që janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut”.

Reagim i KMDLNj – së:

OLIVER IVANOVIQ KISHTE PËRGJEGJËSI PËR EKZEKUTIMIN E 49 SHQIPTARËVE GJATË DHE PAS PËRFUNDIMIT TË LUFTËS NË KOSOVË

Më 16 janar 2018, në ora 8.15 të mëngjesit para zyres së partisë që e drejtonte, në Mitrovicë ishte vrarë Oliver Ivanoviq, i akuzuar dhe i dënuar për krime lufte dhe shkelje të së drejtës humanitare me 9 vite burg ndërsa rasti ishte kthyer në shqyrtim në Gjykatën Themelore në Mitrovcë. Oliver Ivanoviq ishte një kohë deputet i Kuvendit të Kosovës sikur që portretizohej si lider i serbëve të Veriut të Kosovës ndërsa për KMDLNj –në nuk kishte asnjë dyshim se ai kishte përgjegjësi komanduese dhe ishte urdhërdhënës për krime lufte dhe shkelje të zakoneve të luftës gjatë luftës së fundit në Kosovë sikur edhe për krime kundër njerëzimit, pas përfundimit të luftës. Në bazë të dëshmive nga dëshmitarët që mbijetuan ekzekutimin dhe fakteve tjera të filmuara nga Halit Berani dhe bashkëpunëtorët në Qendrën Rajonale në Mitrovicë, Zyra e KMDLNj –së në Prishtinë e akuzoi Oliver Ivanoviqin për vrasjen e 39 shqiptarëve, që të gjithë civilë të paarmatosur gjatë luftës sikur edhe 9 shqiptarëve dhe 2 boshnjakëve, në shkurt të vitit 2000 në Mitrovicen e Veriut, e  ndarë dhe e okupuar nga forcat paraushtarake dhe parapolicore serbe. Kallëzimet penale kundër Oliver Ivanoviqit dhe personave të tjerë nuk ishin trajtuar fillimisht nga UNMIK-u e pastaj as nga EULEX-i, deri në kohën kur këto dyshimje u bënë publike.

Pas denoncimeve të vazhdueshme për përgjegjësinë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj Oliver Ivanoviqit, më datë 23.04.2013, Halit Berani, koordinator i Q.R. të KMDLNj–së , Halit Berani ishte ftuar në EULEX – ku kishte dhënë deklaratë dhe ofruar prova me të cilën vërtetohej përgjegjësia e Oliver Ivanoviqit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj civilëve shqiptarë, boshnjak dhe të tjerë. Pas kësaj Ivanoviq u arrestua dhe u dënua me 9 vite burg nga Gjykata Themelore kurse Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rishqyrtim. Po cilat ishin pretendimet e faktuara të KMDLNj –së kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit:

KMDLNj –ë kishte kundërshtuar që një delegacion i Kuvendit të Kosovës të merrte pjesë në varrimin e Oliver Ivanoviqit sikur edhe aktivitetet tjera përcjellëse që e amnistonin dhe glorifikonin figurën e një të dyshuari dhe të dënuari  për krime lufte e që ishte Oliver Ivanoviq. Çdo solidarizim me Oliver Ivanoviq dhe të tjerëve ishte dhe është fyerje për viktimat, familjet e tyre, Policinë e Kosovës për krime lufte, prokurorinë që bëri punë për qa sa i lejonin mundësitë aq më parë që deri në vitin 2018 përgjegjësitë për krime lufte ishin te EULEX –i. Ky glorifikim është fyerje dhe shpërfille e punës së OJQ –ve që janë marrë me hulumtimin e rasteve të krimeve të luftës dhe, pa të cilët nuk do të mund të mbahej asnjë gjykim për krime lufte në Kosovë.

KMDLNj –ë kundërshton fuqishëm adresimin e fundit të kryeministrit të  Kosovës, Albin Kurti me rastin e 5 vjetorit të vrasjes (të pasqaruar) të të dyshuarit dhe të dënuarit për krime lufte në Kosovë, Oliver Ivanoviq me fjalë që janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, me të drejtat e viktimave për drejtësi dhe të drejtat e familjarëve për drejtësi dhe informata e që është dekurajim për të gjithë ata që angazhohen për drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për ata që kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, pas një gjykimit të drejtë, të paanshëm dhe të pandikueshën politikisht apo mbi ndonjë bazë tjetër. Duket qartazi se në Kosovë për shkak të një oportuniteti politik, krimet e luftës do të luftohen vetëm në planin retorik e që, me kalimin e kohës dhe ndonjë marrëveshje politike ato do të margjinalizohen krejtësisht. Për KMDLNj –ë është shqetësuse fakti se, as presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe as kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk kanë reaguar për këtë adresim glorifikues të kryeministrit për Oliver Ivanoviq sikur edhe përpjekjet e disa deputetëve të krijojnë një diskurs arsyetues për këtë adresim i cili nuk ka asnjë bazë ligjore dhe as logjike. Duket pas këtij adresimi, të pakundërshtuar zyrtarisht të kryeministrit për rastin Ivanoviq, nuk ka mbetur asgjë tjetër përveç që kryetari i Kuvendit të Kosovës ta thërras një seancë të jashtëzakonshme  ku presidentja do ta propozojë që Oliver Ivanoviq, post mortem të shpallet Qytetar Nderi, i Sinqertë dhe i Respektuar i Mitrovicës. TURP I PËRJETSHËM DHE EKZEKUTIM I SËRISHËM I VIKTIMAVE të Oliver Ivanoviqit nga ata që me Kushtetutë duhet t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë të gjitha viktimet, pavarësisht përkatësisë nacionale, fetare, moshës, gjinisë, bindjeve politike, statusit në shoqëri etj.

KMDLNj – ë ka ofruar fakte të mjaftueshme me të cilat vërtetohet përgjegjësia konkrete dhe faktike e Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve për veprat e krimeve të luftës, shkeljes së të drejtës humanitare dhe krimeve kundër njerëzimit përmes deklaratave të dëshmitarëve okularë, listave të personave të ekzekutuar, fotografi, filmime të rasteve, listave të personave të dëbuar dhunshëm, pengimi i personave të dëbuar dhunshëm që të kthehen në pronat e tyre si pasojë e spastrimit etnik. Vrasja e Oliver Ivanoviqit e pamundëson gjykimin e tij e që KMDLNj –ë ka qenëjetësisht i interesuar dhe i angazhuar, për ta përcaktuar përgjegjësinë penale të tij por kjo, në asnjë mënyrë nuk nënkupton se veprat e tij kriminale të amnistohen, të relativizohen dhe që një kriminel lufte të glorifikohet.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?