Kica-Xhelili reagon pas mosvotimit të ligjit për skemat pensionale: Padrejtësi, në emër të padrejtësive të së shkuarës

Kica-Xhelili reagon pas mosvotimit të ligjit për skemat pensionale: Padrejtësi, në emër të padrejtësive të së shkuarës

Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pasi sot në Kuvend nuk ka kaluar plotësim-ndryshimi i ligjit për skemat pensionale. Kica-Xhelili përmes një shkrimi në Facebook, mosvotimin nga shumica parlamentare e ka quajtur si padrejtësi, në emër të padrejtësive të së shkuarës. “Disa në prapavijë bërtisnin “ooo mos t’ja u nin se na e bojmë […]

Kica-Xhelili përmes një shkrimi në Facebook, mosvotimin nga shumica parlamentare e ka quajtur si padrejtësi, në emër të padrejtësive të së shkuarës.

“Disa në prapavijë bërtisnin “ooo mos t’ja u nin se na e bojmë ma mirë”. Po s’e bëtë. Që dy vite nuk e bëtë. Nuk e bënë para jush, e nuk po e bëni as ju as kur po ju servohet e gatshme! Çdo gjë që nuk e bëni, e legjitimoni si padrejtësi që amnistohet në emër të padrejtësive të 20 viteve që shkuan. Padrejtësi, në emër të padrejtësisë”, shkroi deputetja e LDK’së.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Kica-Xhelilit:

𝐏𝐚𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢, 𝐧𝐞̈ 𝐞𝐦𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐚𝐫𝐞̈𝐬!

Në vitet 1990-1999, masat e dhunshme të regjimit serb nuk shfaqën vetëm egërsinë e brutalitetin e atij regjimi, por edhe dinjitetin e rezistencën tonë kombëtare. Gatishmërinë që shumë të përballeshin me rrezikim të ekzistencës nga largimet masive, në emër të papërulësisë.

Sot në Kuvend kishim mundësinë që ta heqim kufizimin diskriminues për 15 vite stazh të para luftës për sigurim pensional. Deputetët e shumicës parlamentare, nuk votuan. Nuk e di pse. Nuk dëgjova arsyetim përmbajtësor.

Disa në prapavijë bërtisnin “ooo mos t’ja u nin se na e bojmë ma mirë”. Po s’e bëtë. Që dy vite nuk e bëtë. Nuk e bënë para jush, e nuk po e bëni as ju as kur po ju servohet e gatshme! Çdo gjë që nuk e bëni, e legjitimoni si padrejtësi që amnistohet në emër të padrejtësive të 20 viteve që shkuan. Padrejtësi, në emër të padrejtësisë!

Asnjë mosveprim i partive politike opozitare – dikur në pushtet, absolutisht asnjë, nuk i legjitimon dështimet e juaja të vetëdijshme, e sidomos të tilla si sot, të vetëdijshme e qëllimshme. E mos të flas për shumicën absolute që keni. Për mungesën e nevojës që të koordinoni çdo gjë me partner të koalicionit.

Sot, një qytetar që ka punuar 14 vite e 364 ditë para luftës e është larguar nga masat e dhunshme, në sytë tuaj nuk vlen aq sa ti kthehet një copë dinjiteti. Apo, nuk vlen “edhe ndonjë muaj, derisa ju e boni ma mirë”. Sepse sipash jush, s’po u “bëjka më mirë” nëse një herë do ta votonit sot, që së paku të fillonin ta merrnin atë kontribut.

Po harroni që po flasim për gjenerata që kanë potencialisht moshë të shtyer. Nëse jo si nevojë, së paku si konfirmim të vlerësimit të qëndresës. Si formë falënderimi madje, e vonshme e modeste, por megjithatë, e konfirmuar.

Disa nga të nëpërkëmburit e tillë as nuk janë më në mesin tonë, dhe kanë shkuar në amshim me idenë që ne nuk njohim as dinjitet e as meritë të qëndresës së atyre viteve, përveç me simbolika ditore që përbëjnë vetëm lajme kalimtare. Ndoshta edhe nuk e paskan pasur keq!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?