Këshilli i Evropës: S’kemi informata se anëtarësimi i Kosovës në KiE po kushtëzohet me Asociacionin

Këshilli i Evropës: S’kemi informata se anëtarësimi i Kosovës në KiE po kushtëzohet me Asociacionin

Në maj të vitit 2022, Kosova e ka dorëzuar aplikacionin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Derisa ende po pritet një përgjigje nëse ky aplikacion do të ketë epilog pozitiv, së fundmi ka pasur raportime se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është vënë si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE. […]

Derisa ende po pritet një përgjigje nëse ky aplikacion do të ketë epilog pozitiv, së fundmi ka pasur raportime se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është vënë si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

KiE, në përgjigjen drejtuar Klan Kosovës, ka cituar ministren e Jashtme Gjermane, e cila më 22 maj të vitit të kaluar, në mbledhjen e 132-të Komitetit të Ministrave në Torino, pati thënë se: “Gjermania po e mbështet pa mëdyshje kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

Po ashtu, në përgjigjen dërguar Klan Kosovës, KiE ka cituar edhe ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili, sipas KiE, në disa raste ka deklaruar: “Themelimi i Asociacionit është rënë dakord nga palët në kuadër të Dialogut që në vitin 2013/2015. Tani ajo duhet të zbatohet, pasi zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është çështje e sundimit të ligjit dhe e rrugës përpara për Dialogun”.

Këshilli i Evropës ka thënë se nuk ka informacione që një kusht i tillë po i vihet Kosovës.

“Megjithatë, nuk jemi të vetëdijshëm se themelimi i Asociacionit po vihet si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, u tha në këtë përgjigje.

Ditë më parë, mediumi “Koha”, raportoi se bllokimi i mëtejshëm i themelimit të Asociacionit nuk do ta bëjë më të lehtë për Kosovën arritjen e shumicës së nevojshme pas aplikimit të saj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

Këtë deklaratë, mediumi në fjalë ia atribuoi Ambasadës gjermane në Prishtinë, duke shtuar se kjo do të përbëjë gjithashtu pengesa serioze në procesin e mëtejshëm të asocimit në BE.

Ndërkaq, u raportua po ashtu se ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në KiE, gjë të cilën e mohoi ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke theksuar se “anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i pakthyeshëm”.

“Procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është i pakthyeshëm dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të angazhohet që faza e parë të kalohet sa më parë”, u tha në një deklaratë publike për media të MPJD-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?