Ja sa gjobiten qytetarët që me vetura hyjnë në sheshin “Xhorxh Bush”

Ja sa gjobiten qytetarët që me vetura hyjnë në sheshin “Xhorxh Bush”

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka folur për rihapjen për qarkullim të rrugës “Xhorxh Bush”, për autobusë, taksi dhe vetura emergjente. Në një intervistë për emisionin “Sot”, ai ka thënë se me rihapjen e rrugës “Xhorxh Bush”, kanë vërejtur lirim të rrugëve të tjera në kryeqytet. “Kemi parë që në rrugën […]

Në një intervistë për emisionin “Sot”, ai ka thënë se me rihapjen e rrugës “Xhorxh Bush”, kanë vërejtur lirim të rrugëve të tjera në kryeqytet.

“Kemi parë që në rrugën ‘Bill Clinton’ dhe në rrugën ‘Tirana’, me automatizëm e kemi pasur një, jo zhbllokim total, por po shihet një fluks më i vogël, për arse se edhe gjatë testimeve të unazën njëkahore por edhe kur ‘Xhorxh Bush’ është bllokuar për festat e fundvitit, kemi parë që autobusët dhe taksitë i ngarkojnë ‘Bill Clintonin’ dhe ‘Tiranën’, dhe tani me automatizëm është bërë një lirim i atyre dy rrugëve”, ka theksuar Musliu.

Ai ka folur edhe për gjobat me të cilat do të ballafaqohen qytetarët, nëse me vetuar futen për qarkullim në këtë rrugë.

“Kjo bie ne domenin e Policisë së Kosovës, pra gjobat, mirëpo në një takim që e kemi pasur, nëse nuk gaboj, flasim për një gjobë prej 500 eurove dhe edhe patentë shoferi merret për një vit, ky është dënimi për qytetarët. Ndërsa për taksitë, nëse vetëm nuk presin autobusin dhe duan të kalojnë atë në vijë të plotë atëherë gjoba për ta është 500 euro dhe u merret patentë shoferi për 3 muaj”, ka theksuar Musliu.

Ai ka thënë se kanë lëshuar edhe një vendim që bizneseve që operojnë në rrugën “Xhorxh Bush”, të ju lejohet furnizimi vetëm para orës 7:00 në mëngjes.

“Kemi lëshuar edhe një vendim për orarin e furnizimeve, i cili vlen për komplet kryeqytetin, por në të njëjtën kohë edhe për rrugën ‘Xhorxh Bush’, ku deri në orën 7:00 në mëngjes, bizneset të cilat operojnë aty kanë mundësi t’i kryejnë furnizimet dhe pas orës shtatë me filluar me linjat e autobusëve, taksive dhe veturave emergjente”, ka deklaruar Musliu.

Ai ka thënë se kjo rrugë nuk është hapur më 8 janar, ashtu siç ka qenë e paralajmëruar, si pasojë e reshjeve atmosferike dhe pamundësisë për ta bërë shënjimin e saj.

Rruga “Xhorxh Bush” është rihapur për qarkullim të autobusëve, taksive dhe veturave emergjente të premten. Megjithatë, siç ka njoftuar ndërmarrja “Trafiku Urban” në mbrëmjen e së enjtes, në këtë rrugë do të lejohet të qarkullojnë vetëm linjat e autobusëve 1, 3 dhe 4.

Po ashtu, autobusët përgjatë kësaj rruge do të lejohet të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 kilometra për orë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?