Ish-ushtari i UÇK-së: I trishtë përkujtimi i Kurtit për Ivanoviqin

Ish-ushtari i UÇK-së: I trishtë përkujtimi i Kurtit për Ivanoviqin

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dardan Krasniqi, ka folur për përkujtimin që kryeministri i vendit, Albin Kurti, ia ka bërë ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Krasniqi tha se në 555 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, e në 41 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës, është e trishtë pasi sipas tij, në këtë […]

Krasniqi tha se në 555 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, e në 41 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës, është e trishtë pasi sipas tij, në këtë ditë do të duhej të zinin fjalë sakrifica dhe angazhimi i shqiptarëve ndër shekuj për çlirimin e Kosovës.

“Është momenti më i trishtë. Edhe si ushtar i UÇK-së edhe si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje por edhe si qytetar, në dy momente jam ndjerë shumë i trishtuar. E para kur Thaçi përulej para varrezave për të bërë një analogji dhe momenti i dytë është ky kur kryeministrin e vendit tim nuk do të doja ta shihja në një deklarim të tillë për një person i cili ka vendim të shkallës së parë si i dënuar për krime lufte”, është shprehur Krasniqi në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se video-adresimi i Kurtit për Ivanoviqin e bëri të ndihet edhe më keq duke e pasur parasysh rrugëtimin e tij të përbashkët politik me kreun e qeverisë.

“Ajo çka më bëri të ndihem kaq keq është rrugëtimi ynë politik për atë se për çka jemi angazhuar dhe kemi ngritur shumë zërin rreth asaj se ka çka përfaqësuar Oliver Ivanoviqi. Nëse e marrim qëndrimin tonë si VV në aktivitetet tona të mëhershme dhe sot në këtë deklarim, është një trishtim se cila është e vërteta e kësaj”.

“Është e pashmangshme që në jetën politike, përfaqësuesi i institucioneve të ikin grackës së imitimit. Është një vetëbesim i tepruar që kryeministri s’e ka bërë krye në vete. Shqetësimi im është se nuk e vë fajin e theksin vetëm tek kryeministri”, është shprehur Krasniqi,

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?