Ish-Ambasadori Avni Kastrati, i shkarkuar nga presidentja, fiton lëndën në Gjykatën Kushtetuese

Ish-Ambasadori Avni Kastrati, i shkarkuar nga presidentja, fiton lëndën në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se tri shkallët e para të gjykatës ia kanë shkelur të drejtat kushtetuese Avni Kastratit, ish-Ambasadorit të Kosovës në Slloveni, në rastin e padisë së ngritur për shkarkimin e tij me dekret të presidentes Vjosa Osmani. Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë ish-Ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, në […]

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë ish-Ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, në ankesën e tij kundrejt aktvendimeve të tri shkallëve të para të gjykatës për hedhjen poshtë të padisë ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e tij.

Në maj të vitit 2021, Avni Kastrati ishte shkarkuar nga detyra e Ambasadorit të Kosovës në Slloveni përmes një dekreti të presidentes Vjosa Osmani.

Kundër dekretit të Presidentes, Kasatrati kishte parashtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kjo e fundit e kishte hedhur poshtë padinë si të palejuar.

Vendimi i Gjykatës Themelore ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme.

Por Gjykata Kushtetuese, përmes një aktgjykimi të shpallur të premten, ka konstatuar se në gjykimin e padisë së ushtruar prej ish-Ambasadorit Kastrati, tri shkallët e gjykatave kanë shkelur dy nene të Kushtetutës të Republikës së Kosovës.

“Gjykata, duke aplikuar këto parime në rrethanat e rastit konkret, konstatoi se dekreti i kontestuar i Presidentes për lirimin nga pozita të parashtruesit të kërkesës, ngërthente të “drejta civile” të parashtruesit të kërkesës dhe “kontest” apo “mosmarrëveshje” në kuptim të së drejtës për gjykimit të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe për pasojë, dhe edhe duke u bazuar në dispozitat Kushtetuese dhe legjislacionin e aplikueshëm, i takon grupit të dekreteve të karakterit individual të cilat mund të kontestohen në gjykatat e rregullta”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.

Gjykata ka konstatuar se hedhja poshtë e padisë së Avni Kastratit si e palejuar, i kishte pamundësuar atij të drejtën për “qasje në drejtësi”.

Më 20 maj të vitit 2021, Ministria e Punëve të Jashtme kishte shkarkuar nga detyra 13 ambasadorë, përfshirë edhe Avni Kastratin.

Kastrati, para se të shërbente si ambasador në Slloveni, ka qenë kryetar i Komunës së Mitrovicës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?