I vetmuar e në fund të sallës: Vuçiq i ulur mbrapa të tjerëve në Davos, aty ku është edhe Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ul i vetëm dhe i ndarë nga të gjithë liderët në panelin për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Në panel ishin të pranishëm liderë nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Për momentin nuk dihet se si ka ardhur […]

Në panel ishin të pranishëm liderë nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Për momentin nuk dihet se si ka ardhur deri te ky rregullim i ndenjëseve, nëse presidenti serb ka dashur të veçohet vetë, apo ka mbetur pa karrige në rreshtin ku janë të gjithë të tjerët.

Në foto shfaqen i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri maqedonas Stevo Pendarovski.

Pjesëmarrësit e panelit diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për ruajtjen e stabilitetit, krijimin e kushteve për nxitjen e rritjes ekonomike të vendeve, si dhe u theksua domosdoshmëria e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të ngrira, njofton agjencia Beta.

Kujtojmë se ky panel është paralajmëruar veçmas në raportet e mediave nga Davosi, dhe pas mbërritjes së delegacionit serb në këtë qytet zviceran, ku në hotelin përballë ku ndodheshin përfaqësuesit e vendit tonë janë varur dy flamuj të Shqipërisë së Madhe dhe Kosovës, të cilët më pas u hoqën.

Në margjinat e samitit një ditë më parë, Vuçiq është takuar ndër të tjera me Lajçakun, ndërsa Lajçak ka njoftuar në Twitter se ka pasur një bisedë të mirë me Kurtin./Ballkani

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?