I mbijetuari i masakrës në Mitrovicë: Oliver Ivanoviq ishte urdhërdhënësi, Kurti gaboi me lavdatat për të

I mbijetuari i masakrës në Mitrovicë: Oliver Ivanoviq ishte urdhërdhënësi, Kurti gaboi me lavdatat për të

Dje janë bërë pesë vjet kur politikani serb, Oliver Ivanoviq u vra në veri të Mitrovicës. Në 5-vjetorin e vrasjes së tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti, e kujtoi Ivanoviqin si “një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij”. Për Oliver Ivanoviqin, Kurti tha se do të dëshironte […]

Për Oliver Ivanoviqin, Kurti tha se do të dëshironte që kujtimi të mbetet i gjallë, si “një njëri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”.

Por, Ivanoviq ishte i dënuar me 9 vjet burgim në vitin 2014 nga një trup gjykues i EULEX’it në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, pasi ishte shpallur fajtor për krime lufte të kryera në prillin e vitit 1999.

Dëshmitari kryesor në rastin e Ivanoviqit ishte qytetari nga Mitrovica, Isa Mustafa. Gjatë dëshmisë së tij, Mustafa pati thënë se e kishte parë Ivanoviqin teksa jepte urdhëra për ekzekutimin e disa burrave shqiptarë.

Ndërsa, me deklaratën e kryeministrit, Mustafa nuk pajtohet, pasi siç tha për gazetën online Reporteri.net, ka vendim gjykate në lidhje me krimet që i kishte kryer gjatë dhe pas luftës.

“Sikur të ishte deklaratë personale e një njeriu do të ishte diçka tjetër, por është deklaratë e kryeministrit të vendit dhe nuk është deklaratë e mirë për shkak se dihet çka ka bërë Oliver Ivanoviqi gjatë dhe pas luftës në Mitrovicë”, tha ai.

Madje sipas të mbijetuarit të masakrës në lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë, ku 31 viktima shqiptarë u ekzekutuan nga paramilitarët serbë, Oliver Ivanoviq ishte urdhërdhënësi për krimin që u krye me 14 prill 1999.

“S’më ka ardhur mirë ajo deklaratë për ta mbrojtur, ku dihet se ka edhe një vendim gjykate në lidhje me ngjarjet e 14 prillit të vitit 1999 ku Ivanoviqi ishte urdhërdhënësi”, ka thënë Mustafa të martën për gazetën online Reporteri.net.

Në një dokumentar të “Zona Express”, i publikuar në shkurt të vitit 2016, Mustafa tregonte në lidhje me rastin kur në prill të vitit 1999 e kishte parë Oliver Ivanoviqin teksa jepte urdhërin për ekzekutimin e shqiptarëve.

“Kur na kanë dërguar atje nga lagjja jonë, në fillim erdhi një i maskuar dhe pyeste në gjuhen e tyre “shef, cka të bëjmë me këta njerëz”dhe faktikisht atë e kam identifikuar si Oliveri se s’kanë qenë shumica të maskuar. Për një herë, ai tha “s’ke cka më pyet, vepro sipas urdhërave të dhëna. Nga aty filloi, na rënditen një nga një dhe filluan ekzkeutimin”, kishte dëshmuar Mustafa në dokumentarin “Oliveri i tmerrshëm, Oliver i mirë”.

Fjalë të mira aso kohe për Oliver Ivanoviqin kishte edhe Rada Trajkoviq, sot këshilltarja politike e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.

Ajo thoshte se Ivanoviq “ishte njeriu më tolerant në mesin tonë, i gatshëm për kompromise dhe marrëveshje me shqiptarët”.

Politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, pranë zyrës së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.

Për vrasjen e udhëheqësit të grupit “Rojet e Urës”, Gjykata Themelore në Prishtinë javën e kaluar ka aprovuar propozimin e avokatit për dëgjimin e pesë dëshmitarëve.

Në rasti, për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.

Nga ana tjetër, të hënën, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke e përkujtuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit, nder tjera politikanin serb të Kosovës i dënuar për krime lufte në Mitrovicë, e përshkroi si “i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”.

“Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, tha Kurti nder tjera për Oliver Ivanoviqin në një adresim me video, ku fliste në gjuhen serbe, derisa përkthej fjalimi i tij edhe në shqip e anglisht.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?