Hoxhaj: Me qasjen e Kurtit në dialog s’pres të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

Hoxhaj: Me qasjen e Kurtit në dialog s’pres të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj. njëherësh deputet i PDK-së, ka thënë se me qasjen e kryeministrit Kurti në dialog, nuk pret të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi. Hoxhaj, përmes një statusi në rrjerin social Facebook, ka thënë se Kurti ka vetëm një diskurs agresiv retorik, “gjoja duke u treguar i fortë para partnerëve perëndimorë dhe duke thënë […]

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjerin social Facebook, ka thënë se Kurti ka vetëm një diskurs agresiv retorik, “gjoja duke u treguar i fortë para partnerëve perëndimorë dhe duke thënë që Serbia nuk do marrëveshje.”

“Vizita e përfaqësuesve të lartë të SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë tregon se partnerët strategjikë të Kosovës duan që dialogu të hyjë në një fazë të re, me një shpejtësi tjetër për të krijuar momentum për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë! Por, kur dëgjon qëndrimet publike të Kurtit, shihet se ai nuk ka qartësi, as vendosmëri dhe as qëllime të qarta sa i takon rezultateve në dialog! Ai nuk ka bërë as zotim serioz dhe as përkushtim të mirëfilltë ndaj dialogut!”, ka shkruar Hoxhaj.

“Kjo është politikë e blerjes së kohës dhe kjo është e dëmshme për Kosovën për arsye të matshme. SHBA, Franca, Gjermania, Italia sëbashku me BE-në kanë qenë grupi i shteteve vendimarrëse për Kosovën dhe lindja e Kosovës si shtet i pavarur nuk do të ndodhte pa përkrahjen e tyre. E, edhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës varet direkt nga ta, sikurse anëtarësimi në organizata evropiane, nga Këshilli i Evropës, NATO-s, BE-së dhe më gjerë“, ka thënë tutje ish-kryediplomati.

Tutje. ka shkruar se marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është e vështirë për shkak të historisë, por edhe për shkak të një politikeje armiqësore që po ndjek ende Serbia ndaj shtetit tonë!

“Mirëpo, vetëm në bashkëpunim me partnerët perëndimorë ne mund ta përmbyllim shtetësinë tonë me anëtarësim në OKB, ku, dialogu duhet t’i shërbejë Kosovës dhe jo Serbisë! Pse i duhet Kurtit besimi qytetarë, legjitim dhe pozita e kryeministrit nëse ai nuk ka guxim, vullnet dhe nuk bën asnjë veprim politik për të mbyllur tema të mëdha sikurse marrëveshja për njohje të ndërsjellë me Serbinë?!”, ka shkruar tutje ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?