Hoxhaj e solli njohjen nga Togo, për tërheqje u njoftuam në kohën e Gërvallës, Gërvalla ia gjuan topin Pacollit

Hoxhaj e solli njohjen nga Togo, për tërheqje u njoftuam në kohën e Gërvallës, Gërvalla ia gjuan topin Pacollit

Republika e Togos të hënën njoftoi se kanë tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës. Edhe atë nga lokacioni Serbi. Është ministri i Jashtëm, Robert Dussey që tha se tërheqja është “përfundimtare”. Kur jemi te historiku i kësaj njohje, atë më 2014 e kishte sjellur ish-ministri Enver Hoxhaj, ndërsa u kumtua nën udhëheqjen e Donika Gërvallës, […]

 “Ne në Togo e njohim vetëm një Serbi, atë uniken. Më vjen mirë që e përmendët tërheqjen e njohjes së Kosovës, ajo tërheqje është përfundimtare,” – u shpreh Dussey në Serbi.

Dussey ndërkohë shtoi se pas vizitës së Ivica Daçiqit në këtë shtet, Togoja kishte vendosur të tërhiqte njohjen e Kosovës.

Enver Hoxhaj e solli njohjen më 2014

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe homologu i tij togolez, Robert Dussey kishin nënshkruar në Prishtinë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, pak javë pas njohjes zyrtare që ky shtet i kishte bërë pavarësisë së Kosovës.

Periskopi ka kontaktuar zotëri Hoxhajn, dhe i njëjti është përgjigjur vetëm shkurt.

‘’Po unë e kam sjellë atë njohje’’.

“Njohja nga Togo ka qenë një nga njohjet më të rëndësishme që ka marrë Republika e Kosovës dhe falë vendosmërisë së ministrit Dussey dhe mbështetjes nga presidenti i Togos sot arritëm të vendosim marrëdhënie diplomatike mes Togos dhe Kosovës. Jemi të interesuar me Togon, për të shkuar përtej marrëdhënieve diplomatike”, thoshte Hoxhaj më 2014., duke kërkuar mbështetje të mëtutjeshme për përfundimin e procesit të njohjeve nga vendet e tjera afrikane që ende nuk kanë marrë vendim.

Ministri i Jashtëm i Kosovës kishte bërë të ditur gjithashtu se ishin nënshkruar edhe dy marrëveshje të tjera për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Togos dhe bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe arsimit.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Republikës së Togos, Robert Dussey, kishte deklaruar se Qeveria e Togos ka vendosur që të lobojë te shtetet tjera për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Pavarësia juaj është e nevojshme, sepse ne besojmë se vendosmëria e njerëzve është për paqen në botë. Me praninë tonë këtu duam të konfirmojmë se Togo është e përkushtuar për të lobuar dhe për të bërë maksimumin për të ndikuar në shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. ta njohin”, tha ministri Dussey.

Gërvalla: Ç‘njohja e Kosovës nga Togo ndodhi në vitin 2019

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas raportimit për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shteti i Togos.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla tha se çnjohja nuk ka ka ndodhur tani, por që në vitin 2019.

Pra i bie, në kohën kur kryediplomat ishte Behgjet Pacolli.

“Shumë shkurt, në fund të një dite të ngjeshur me plot takime pozitive për Kosovën dhe rrugën e saj euroatlantike: Të gjithë të ekzaltuarve rreth “ç’njohjes” së Togos dhe propagandës së Daçiçit dua t’iu rikujtoj që ajo ka ndodhur në vitin 2019, pra shumë kohë para se vinte në detyrë kjo qeveri.

Më e pakta që do të duhej të ndodhte pas një propagande të tillë të përsëritur dhe fushatës kundër Kosovës është qëndrimi unik ndaj propagandës së Daçiçit dhe Vuçiçit, jo vetëm rreth “ç’njohjeve. Të dhëmbin sytë kur sheh se sa shumë përjargen disa, sa herë që Sllobo i Vogël përpiqet t’i japë një shqelm Kosovës”, tha Gërvalla./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?