Hoti: Inflacioni 12%, masat askund, qytetarët bartin pasojat

Hoti: Inflacioni 12%, masat askund, qytetarët bartin pasojat

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka kritikuar Qeverinë Kurti për masat ekonomike karshi inflacionit në vend. Sipas Hotit, masat substanciale nuk shihen askund. Hoti ka përsëritur qëndrimin e tij dhe të LDK-së për uljen e akcizës së naftës. “Inflacioni 12%, masat askund, qytetarët bartin pasojat Inflacioni mesatar në dhjetor 2022 arriti në 12%, por […]

Sipas Hotit, masat substanciale nuk shihen askund. Hoti ka përsëritur qëndrimin e tij dhe të LDK-së për uljen e akcizës së naftës.

“Inflacioni 12%, masat askund, qytetarët bartin pasojat
Inflacioni mesatar në dhjetor 2022 arriti në 12%, por për disa mallra dhe shërbime elementare, ku shpenzohet shumica e buxhetit familjar, arriti në:

  • 47% për shpenzime të transportit;
  • 39% për lëndë djegëse;
  • 31% për vajra dhe yndyra;
  • 28% për qumësht; djathë e vezë;
  • 21% për bukë e drithëra;
  • 20% për mish;
  • 18% për sheqer etj.
    Çfarë bënë vendet e tjera për të ulur barrën për qytetarë?
  • disa i rritën pagat për normën e inflacionit,
  • disa i ulën ngarkesat tatimore,
  • disa i ndihmuan qytetarët pa përjashtim në përballimin e kostos së jetesës,
  • në veçanti subvencionuan çmimin e gazit dhe naftës, çmimet e të cilave u rritën më së shumti dhe ndikuan në rritjen e të gjitha çmimeve të tjera.
    Ndërkaq, në Kosovë masa substanciale nuk shihen askund, me përjashtim të shtesave në pensione dhe asistencë që janë të përkohshme. Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe akciza nuk u ulën, jo se nuk ishte e përballueshme për buxhetin, por për shkak se ishte propozuar opozita (nga LDK-ja). Si rezultat i inflacionit, shteti inkasoi shumë më tepër të hyra, të cilat nuk i shpenzoi dhe, si rezultat, ato u zhvlerësuan së paku për 12%.
    Por, pushtetarët u kujdesën për një pjesë të bizneseve – ato biznese që kanë kontrata me shtetin për investime kapitale. Kuvendi e miratoi ligjin diskriminues për punët publike, me të cilin bizneset mund të rrisin çmimin e kontratave me shtetin deri në 20% për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve.
    Sikur të uleshin ngarkesat tatimore dhe akciza në naftë, atëherë efektet do t’i ndienin të gjithë pa përjashtim. Nuk do të kishte pasur nevojë për këtë ligj diskriminues. Nuk do të ishin mbledhur mjete pa nevojë në buxhet, të cilat po zhvlerësohen” shkruan Hoti në reagim.
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?