Haradinaj kujton Rugovën: E kisha për nder që të bashkëpunoj me të

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova në 17 vjetorin e vdekjes. Haradinaj ka thënë se Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur. “Presidenti historik […]
Haradinaj ka thënë se Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur.
“Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur.
E kisha për nder që të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë e në një periudhë kritike të shtetndërtimit.
Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt shembullin dhe vizionin e tij”, shkruan Haradinaj.












