Haradinaj: I kam thënë Kurtit ‘dil prej qorrsokakut në Veri se po ia kanë nanën vetes e vendit’

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte në T7, ka treguar për disa fjalë që ia ka thënë kryeministrit Kurti në një takim. Ai tha se ka pasur sinqeritet në shumë kritika e cilësime që ia ka bërë Kurtit. ” Unë po i tregoj që po të shihet mashtrimi, s’është kah […]
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte në T7, ka treguar për disa fjalë që ia ka thënë kryeministrit Kurti në një takim.
Ai tha se ka pasur sinqeritet në shumë kritika e cilësime që ia ka bërë Kurtit.
”
Unë po i tregoj që po të shihet mashtrimi, s’është kah të bënë punë. Tregoju njerëzve sinqert që gjendja është ndryshe… I kam thënë Kurtit në zyrë të vet ‘dil prej këtij qorrsokaku që je ka hyn në Veri, se po ia kan nanën vetit po edhe vendit’. Pse ia kam thanë , se mu mdhem veni, nuk e kom problem një Albin Kurt”, tha ai.
Kryetari i AAK-së nuk tregoi se si reagoi Kurti pas këtyre fjalëve.
Më pas ai tregoi edhe për takimin e fundit që ka pasur me Kurtin, ku kanë folur për situatën në Veri.
Haradinaj tha se e ka pyetur Kurtin se “ku e ke hallin që nuk po e pranon propozimin amerikan?”.












