Hamza për vërshimet në Mitrovicë: Qindra familje u detyruan të largohen, situata mund të përkeqësohet

Hamza për vërshimet në Mitrovicë: Qindra familje u detyruan të largohen, situata mund të përkeqësohet

Dje, në disa komuna në Kosovë gjendja ka qënë e vështirësuar si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike. Edhe në Komunën e Mitrovicë, ka pasur bllokim të rrugëve, shëmbje të dheut si dhe shtëpi të përmbytura. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot situtata është stabile […]

Edhe në Komunën e Mitrovicë, ka pasur bllokim të rrugëve, shëmbje të dheut si dhe shtëpi të përmbytura.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot situtata është stabile pasi ka rënë niveli i ujit edhe në Ibër edhe në Lushtë.

Ai ka thënë se fatmirësisht nuk ka pasur humbje të njerëzve, ndonëse dëmët ishin të mëdha.

Sot situata është më stabile dhe niveli i ujit ka rënë edhe në Ibër dhe në Lushtë. Reshjet po vazhdojnë, por situata mund të përkeqësohet prapë, mirëpo pasojat janë bukur të mëdha dhe është fat i madh që s’ka humbje në jetë njerëzish, ndërsa dëmet materiale janë jashtëzakonisht të kushtueshme dhe të mëdha. njerëzve ju ka depertu uji nëpër shtëpi dhe ju ka marr krejt çka kanë pas”, ka thënë Hamza.

Kryetari Hamza ka thënë se qindra familje janë detyruar të kalojnë natën tek të afërmit e tyre.

Siç ka thënë ai, sot do të evidentojnë gjendjen e çdo familje se ku është vendosur dhe se a kanë nevojë për qera.

Dëmet janë jashtëzakonisht të lartë, po flasim për qindra familje që janë detyruar të kalojnë natën e tyre tek familjarët e tyre. Është si gjithmonë një solidaritet i njerëzve. Dhe sot do të shikojmë dhe do të evidentojmë çdo familje, gjendjen ku e ka, ku është e vendosur, a kanë nevojë për qera dhe sigurisht që të ju qëndrojmë afër. Kemi qenë në komunikim, tre ministra kanë qenë dje në Mitrovicë, ai i MAPL-së Elbert Krasniqi, ministri i MPB-së Xhelal Svecla dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj”, tha ndër të tjera kryetari Hamza.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?