Gruda i PDK-së: Qeveria synon largimin e 2 mijë zyrtarëve publik dhe zëvendësimin e tyre me militant partiak

Gruda i PDK-së: Qeveria synon largimin e 2 mijë zyrtarëve publik dhe zëvendësimin e tyre me militant partiak

Në emisionin EURO n’7 në T7, Përparim Gruda – Kordinator i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, ka deklaruar se qeveria e vendit me Ligjin për Zyrtar Publik do të nxisë korrupsion, politizim dhe ikje të profesionistëve nga adminstrata publike. Ky ligji sipas tij është jokushtetues nga pikëpamja procedurale e […]

Në emisionin EURO n’7 në T7, Përparim Gruda – Kordinator i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, ka deklaruar se qeveria e vendit me Ligjin për Zyrtar Publik do të nxisë korrupsion, politizim dhe ikje të profesionistëve nga adminstrata publike.

Ky ligji sipas tij është jokushtetues nga pikëpamja procedurale e miratimit të tij por edhe nga përmbajtja materiale e dispozitave andaj edhe PDK e ka dërguar të njejtin në Gjykatës Kushtetuese.

“Kemi të bëjmë me një ligj jokushtetues për disa arsye, sepse i ndërpritet marrëdhënia e punës zyrtarëve me pozita të përhershme dhe i fut në listë rezervë për nëntë muaj e me pas i përjashton ata. Kjo ligjirisht nuk është e mundur sepse të njejtit kanë akt të emërimit të përhershëm. Me këtë ligj poashtu qeveria aktuale synon që këto pozita të kthehen në mandat katër vjeçar që është politizim i administrates” tha mes tjerash shefi i departamentit për drejtësi në PDK.

Sipas Grudës nuk është vetëm opozita ajo që po e kundërshton këtë ligj ngase këtë po e bënë edhe zyra e BE-së në vend sepse i njejti bie ndesh edhe me marrëveshjen për asocim-stabilizim e që respektimi i saj është obligim ndërkombëtar i Kosovës.

Synimi final i qeverisjes aktuale sipas kreut të Departamentit për Drejtësi në KQM është ndërrimi i administratës dhe punësimi i militantëve partiak e poashtu në mënyrë industriale qeveria po tenton që me ligj t’i lejojë vetës kapjen e administratës publike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?