Grabitja e parave gjatë transportimit në Prallovë – Arrestohen dy të dyshuar

Grabitja e parave gjatë transportimit në Prallovë – Arrestohen dy të dyshuar

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore disa mujore kanë arritur që sot të arrestojë dy të dyshuar kosovarë shqiptar A.B. (1982) dhe V.S. (1992). Arrestimi i të dyshuarve nga ana e hetuesve policor rajonal është bërë në bashkëpunim të […]

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore disa mujore kanë arritur që sot të arrestojë dy të dyshuar kosovarë shqiptar A.B. (1982) dhe V.S. (1992).

Arrestimi i të dyshuarve nga ana e hetuesve policor rajonal është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit dhe me urdhëresë të gjykatës janë kontrolluar lokacione të ndryshme në komunën e Prishtinës dhe Fushë Kosovës me këtë rast është arritur të sigurohen prova se të njëjtit me datën 18.11.2021 në bashkëveprim edhe me katër të dyshuar të tjerë të arrestuar më herët kanë qenë të përfshirë në një grabitje të armatosur e ndodhur në fshatin Parallovë në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Në këtë rast të dyshuarit e lartcekur duke përdorur armë zjarri të llojit AK/47 kishin shtënë në drejtim të një kombi të një kompanie për transportimin e parave të një banke, duke arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme parash.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dy të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale për gjykatën: një (1) pistoletë e llojit TT, dy (2) karikatorë të armës së njëjtë, trembëdhjetë (13) copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, para në vlerë 2600 euro, dy (2) karikatorë të zbrazët të armës AK/47, një (1) kondak i armës AK/47, trembëdhjetë (13) copë fishekë të armës AK/47 si dhe gjatë (6) copë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. të pushkës automatike”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Nga Prokurori i Shtetit ndaj të dyshuarve është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Grabitje’’, ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?