Gjermania mohon bllokimin e dërgimit të tankeve Leopard në Ukrainë

Gjermania mohon bllokimin e dërgimit të tankeve Leopard në Ukrainë

Ministri i ri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, mohoi të premten se Berlini po bllokon në mënyrë të njëanshme dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë, por tha se qeveria ishte e gatshme të lëvizte shpejt për këtë çështje nëse do të kishte konsensus midis aleatëve. Duke folur me gazetarët, në një takim të liderëve të […]

Duke folur me gazetarët, në një takim të liderëve të NATO-s dhe të mbrojtjes, në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, Pistorius tha se ka arsye pro dhe kundër për dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë.

“Ka arsye të mira për dërgimin e tyre dhe ka arsye të mira kundër dërgimit të tyre, dhe duke pasur parasysh të gjithë situatën e një lufte që po vazhdon për gati një vit, të gjitha argumentet pro dhe kundër duhet të peshohen me shumë kujdes”, tha ai pa dhënë më shumë detaje për arsyet.

Presioni mbi Berlinin është rritur për të siguruar tanke për Kievin, të cilat Ukraina i sheh si kyçe në luftën kundër Rusisë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, më herët u kërkoi aleatëve të gërmojnë më thellë për të mbështetur Ukrainën.

Udhëheqësit e NATO-s dhe ministrat e mbrojtjes nga rreth 50 vende po zhvillojnë takim në bazën ajrore Ramstein të Gjermanisë, për të folur për ndihëm dhe premtimin e armëve që kur Rusia pushtoi Ukrainën gati 11 muaj më parë.

Ky takim ka ka rezultuar në një konsensus të gjerë se më shumë ndihmë ushtarake duhet t’i dërgohet Ukrainës – dhe ajo po dërgohet. Por, ende nuk ka një vendim për një pjesë të pajisjes që Ukraina kërkon urgjentisht: tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman.

Gjermania është bërë një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të Ukrainës në përgjigje të pushtimit të Rusisë, por ajo ende nuk ka rënë dakord të dërgojë tanke ose të lejojë vendet e tjera të dërgojnë tanket e tyre të prodhimit gjerman në Ukrainë.

Rieksporti i Leopardëve kërkon miratimin e Qeverisë gjermane, kështu që edhe vendet e tjera që i kanë këto tanke nuk mund t’i dërgojnë ato në Ukrainë pa këtë aprovim.

Berlini ka thënë këtë javë se vendimi për tanket Leopard është kushtëzuar me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar tanket Abrams, diçka që Uashingtoni nuk planifikon ta bëjë.

Mirëpo, Pistorius ka thënë se nuk është në dijeni të kushteve të tilla.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?