Gërvalla: Sot fola me Martin Berishajn, nuk kam arsye faktike që ta shkarkoj

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka folur për skandalin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, duke u shprehur se nuk ka arsye faktike që ta shkarkoj atë, shkruan Periskopi. Beriishaj i cili dyshohet se ishte përfshirë në një aferë korruptive prej 600 mijë eurove, ka folur sot me ministren Gërvalla dhe […]
Beriishaj i cili dyshohet se ishte përfshirë në një aferë korruptive prej 600 mijë eurove, ka folur sot me ministren Gërvalla dhe pritet që së shpejti të mbaj një konferencë për medie rreth skandalit.
“Unë kam kërkuar dhe do vazhdoj të kërkoj si herën e parë kur janë ngrit spekulimet e para rreth çeshtjes së ambasadorit Berishaj nga shtete të cilat janë përmendur në rrugë zyrtare që të na japin informacione se a ka apo janë spekulime të mediave të ndryshme akuzat ndaj tij
Duhet të keni mirëkuptim që ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale, ambasadori shkarkohet në momentin kur ka arsye faktike pse ambasadori duhet te shkarkohej. Deri në këtë moment unë nuk kam asnjë informacion të vetëm që shkeljet e tilla kanë ndodhur…
Unë sot kam folur me ambasadorin Berishaj dhe ai ka treguar gatishmëri që ose me shkrim ose ndoshta po të kemi mundësi ta sjellim sepse është duke u organizuar një forum i rëndësishme mes Kosovës dhe Kroacisë dhe të bëjmë një konferencë të përbashkët për shtyp”, tha ministrja Gërvalla./PERISKOPI












