Fushë Kosovë: Policia e gjen të vdekur një burrë që jetonte i vetëm

Një grua në Fushë-Kosovë ka raportuar në Polici se nuk po mundet të kontaktojë me dajën e saj, i cili jeton i vetëm në banesë. Sipas njoftimit të shtunën, Policia ka dalë në vendngjarje dhe me të hapur derën e banesës, e ka gjetur viktimën të vdekur. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se që nga […]
Një grua në Fushë-Kosovë ka raportuar në Polici se nuk po mundet të kontaktojë me dajën e saj, i cili jeton i vetëm në banesë.
Sipas njoftimit të shtunën, Policia ka dalë në vendngjarje dhe me të hapur derën e banesës, e ka gjetur viktimën të vdekur.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se që nga data 12.01.2023 nuk ka mundur ta kontaktojë dajën e saj (tani të ndjerin viktimën mashkull kosovar) i cili jeton i vetëm në banesë. Njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në pajtim me familjarët kanë hapur derën e banesës, ku është hasur viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.












