Fajon: Sllovenia do ta ndihmojë Kosovën, kemi një histori të përbashkët

Fajon: Sllovenia do ta ndihmojë Kosovën, kemi një histori të përbashkët

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon tha se Sllovenia përkrah Kosovën për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës. Kryediplomatja sllovene rikonfirmoi edhe njëherë se Sllovenia dhe Kosova kanë lidhje të forta mes vete. “Sllovenia është një vend i vogël e po ashtu edhe Kosova, kemi histori të përbashkët me Kosovën, […]

“Sllovenia është një vend i vogël e po ashtu edhe Kosova, kemi histori të përbashkët me Kosovën, por edhe me rajonin dhe mund të ndihmojmë si në fushën e sigurisë ashtu edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe në reformat në drejtësi”, tha Fajon, në RTK.

Kryediplomatja sllovene tha se Bashkimi Evropian ka gjithnjë sfida të mëdha siç është edhe kjo në Ukrainë.

“Por në muajt e fundit kemi pas lëvizje përpara për udhëtimin pa viza, që është shumë i rëndësishëm për të rinjtë nga Kosova”, tha kryediplomatja sllovene.

Ajo tha se për liberalizimin e vizave ka qenë e angazhuar që nga fillimi, por kjo pritet të ndodh më së largu deri me 1 janar 2024, duke shtuar se do të isha e lumtur që kjo të ndodhte edhe më herët.

Sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, ministrja Fajon tha se Sllovenia e mbështet këtë proces. Sipas saj, është me rendësi që të dy palët të angazhohen në dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, tani kur kemi edhe iniciativën evropiane, apo franko-gjermane siç është thënë më parë.

“Në prill do të kemi edhe zgjedhje në pjesën veriore, të cilat duhet të jenë të ndershme e të lira… U përket politikanëve të Kosovës e Serbisë që të arrijnë kompromis dhe të gjejnë zgjidhje”, tha ajo.

Fajon foli edhe për ambiciet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.

Kryediplomatja sllovene tha se pas luftës në Ukrainë të gjithë janë të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan, dhe  se sipas saj, duhet pasur një Ballkan Perëndimor të fortë e gjithashtu edhe një Kosovë të fortë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?