“E mallkoj dorën e mendjen time që ta dhashë votën”, ish-kandidatja e VV-së i reagon ashpër Kurtit për Ivanoviqin

Pas deklaratës së kryeministri Kurti në pesë vjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në rrjet vërshuan reagimet negative. Shefi i ekzekutivit, Ivanoviqin e kishte quajtur person të përkushtuar ndaj komunitetit të tij dhe “i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”. Në profilin zyrtar në facebook të Qeverisë së Kosovës, ka […]

Shefi i ekzekutivit, Ivanoviqin e kishte quajtur person të përkushtuar ndaj komunitetit të tij dhe “i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”.

Në profilin zyrtar në facebook të Qeverisë së Kosovës, ka reaguar ish-kandidatja e Vetëvendosjes për anëtare në Komunën e Mitrovicës, Flora Peci, të cilës grupi i Ivanoviqit ia kishte vrarë vëllain.

Ajo ka shkruar se Kurti me reagimin e tij ia ka përtirë plagët asaj.

“Po shkruaj me lot në sy se na i përtërive plagët z.Kurti, po ndezni edhe qirinj për shpirt të tij të prehet në paqe pas krimeve që i bëri në popullin shqiptar”, ka shkruar ajo në postimin e Qeverisë.

Peci gjithashtu ka shkruajtur se e mallkon dorën dhe mendjen e saj që e votoi kryeministrin Kurti. Ajo shtoi se është e shokuar dhe plot emocione nga ato fjalë.

“E mallkoj dorën e mendjen time që ta dhashë votën, unë motra e të vrarit nga dora e zezë sllave me urdhër të këtij krimineli. Do të shkruaja ende, po nuk kam forcë se jam e shokuar dhe me plot emocione nga këto fjalë”, thuhet në komentin e saj.

Komenti i plotë:

Megjithatë pavarësisht se në reagimin e saj znj. Flora Peci thotë se nuk i takon asnjë partie, ajo në vitin 2017 iu kishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje për të garuar për asamble komunale në Mitrovicë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?