Dyshohet se 13-vjeçarja në Prishtinë ngelet shtatzënë, ishte në lidhje dashurie me një 16-vjeçar

Një ngjarje tronditëse dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë, ku një vajzë e moshës 13-vjeçare ka mbetur shtatzënë si pasojë e marrëdhënieve seksuale me një person i cili po ashtu është i moshës së mitur. Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se nëna e vajzës ka denoncuar rastin në Polici, ku ka […]

Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se nëna e vajzës ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se shtatzënia e të miturës është konstatuar nga mjeku specialist i gjinekologjisë.

Në kuadër të veprimeve hetimore, e mitura është intervistuar nga hetuesit policorë në prezencën e prindit të saj dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale. 13-vjeçarja ka deklaruar se ka një vit e gjysmë që ka filluar lidhjen me të dyshuarin, me të cilin kishin pasur marrëdhënie seksuale.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari nuk ka kryer aktin me dhunë, por gjithçka është bërë me dëshirën dhe pëlqimin e të dyja palëve.

Si rezultat i denoncimit, 16-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor.

Kujtojmë që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që janë nën moshën 16-vjeçare, kryejnë vepër penale dhe mund të dënohen me burgim prej 5 deri në 20 vjet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?