“Duan ta bëjnë si OJQ”, nervozohet Petkoviqi për statutin e Asociacionit

“Duan ta bëjnë si OJQ”, nervozohet Petkoviqi për statutin e Asociacionit

Kryenegociatorit serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq ka reaguar pasi dega në Prishtinë e Institutit gjerman Friedrisch Ebert Stiftung, ka konfirmuar se tashmë kanë përfunduar hartimin e një drafti të statutit të Asoaciacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Hartimi i statutit të Asociacionit së Komunave Serbe është kompetencë ekskluzive e Ekipit Menaxhues për themelimin e […]

“Hartimi i statutit të Asociacionit së Komunave Serbe është kompetencë ekskluzive e Ekipit Menaxhues për themelimin e Asociacionit së Komunave Serbe, siç është përcaktuar saktësisht me marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit në vitin 2013 dhe 2015, kështu që nuk ekziston një bazë apo arsye e vetme ligjore që kjo punë të bëhet nga cilado organizatë joqeveritare, apo ndonjë subjekt tjetër”, ka thënë Petkoviq, raporton mediumi publik serb, RTS.

Sipas tij, statuti që siç thotë, duhet të përgatitet nga ekipi menaxhues, më pas duhet t’i paraqitet palëve në dialogun e nivelit të lartë “brenda katër muajve”.

Fakti që Instituti gjerman Friedrisch Ebert Stiftung u mor me statutin e Asociacionit, Petkoviqit i duket si parapërgatitje që kjo bashkësi komunash të jetë një lloj OJQ-je.

“Është e qartë se kjo është një përpjekje tjetër për ta paraqitur Asociacionin e Komunave Serbe si një lloj organizate joqeveritare, me kompetenca drastikisht më të vogla në krahasim me ato të dakorduara në marrëveshje – ku saktësohet se Asociacioni i Komunave Serbe do të ketë ekzekutive”, tha drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe.

Ai përmendi draft-statutin e hartuar në vitin 2018, ndërsa akuzon Bashkimin Europian se “nuk e ka përmbushur obligimin e tij për të thirrut një dialog të nivelit të lartë ku Ekipi Menaxhues do ta prezantonte draft-statutin”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?