Drejtori i Kirurgjisë Torakale jep detaje për pacientin që u hodh nga dritarja e klinikës

Në mëngjesin e ditës së sotme ka vdekur një pacient i cili kishte rënë nga kati i katërt i Klinikës së Kirurgjisë Torakale. Lajmi u bë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës. Nga SHSKUK thanë se përkundë masave dhe ndihmës nga stafi i Klinikës emergjente pacienti nuk arriti […]

Në mëngjesin e ditës së sotme ka vdekur një pacient i cili kishte rënë nga kati i katërt i Klinikës së Kirurgjisë Torakale. Lajmi u bë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës. Nga SHSKUK thanë se përkundë masave dhe ndihmës nga stafi i Klinikës emergjente pacienti nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Lidhur me rastin ka folur drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.

Kolgeci shprehu keqardhje për rastin e ndodhur, derisa bëri të ditur viktima nuk kishte qenë i shtrirë, ai kishte shkuar sot për vizitë. Dhe, siç njofton ai rasti ka ndodhur menjëherë pas vizitës.

“Shpreh keqardhje për rastin. Ne nuk kemi pas asnjë ankesë as prej familjarëve as prej pacientit. Pacienti ka qenë në shtëpi dhe ka ardhë për vizitë. Rasti ka ndodhur menjëherë pasi ka dal prej vizitës”- tha ai.

Derisa, Kolgeci njoftoi se personi që u hodh nga kati i katërt i kësaj kirurgjie kishte shkuar sot për ta bërë dializën.

“Sot e kemi thirrë për shkak se ka pas me bë dializën se ka pas problem me zemër dhe me veshkë” – tha Kolgeci për Insajderin.

Ndryshe, për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?