Dhjetë raste në gjykim për krime lufte në Kosovë, 4 të dyshuar në paraburgim

Dhjetë raste në gjykim për krime lufte në Kosovë, 4 të dyshuar në paraburgim

Katër persona, tre serbë dhe një boshnjak, si të dyshuar për krime lufte në Kosovë, gjenden në paraburgim, ndërsa total janë dhjetë raste në gjykim për krime lufte në Kosovë. Tetë prej këtyre rasteve gjenden në shqyrtim në shkallë të parë, e dy janë në shkallë të dytë, i tha Ekonomia Online, Amer Alija koordinator […]

Katër persona, tre serbë dhe një boshnjak, si të dyshuar për krime lufte në Kosovë, gjenden në paraburgim, ndërsa total janë dhjetë raste në gjykim për krime lufte në Kosovë.

Tetë prej këtyre rasteve gjenden në shqyrtim në shkallë të parë, e dy janë në shkallë të dytë, i tha Ekonomia Online, Amer Alija koordinator dhe analist ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK).

“Për momentin pranë gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë janë 10 raste në procedurë, tetë raste janë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe dy raste janë në shkallën e dytë. Po ashtu disa muaj më parë janë arrestuar edhe katër persona për krime të luftës, ku këta katër persona gjenden në paraburgim dhe hetimet ndaj tyre janë duke vazhduar. Pra, pritet që me përfundimin e hetimeve ose të ngrihen aktakuza ose të përfundojnë hetimet”, tha ai.

Gjatë vitit të kaluar nga shkalla e dytë dënimi maksimal ka qenë kundër të pandehurit Goran Staniçiq me 15 vjet burgim, kurse dënimi më i lartë ka qenë në kohën e UNMIK-ut me 20 vjet burgim.

Sa i përket gjykimit në mungesë, ai tha se dënime ndodhin vetëm në letër, ngase pas arrestimi të njëjtit mund të kërkojnë rihapje të procedurave, duke bërë kështu që një procedurë të zhvillohet dy herë.

“Po mund të ketë më shumë procese gjyqësore, por sipas mendimit tonë si organizatë, viktimat nuk do të kenë statisfaksion në qoftë se personat të cilët akuzohen dhe gjykohen në mungesë dënohen vetëm në letër, duke pasur parasysh se i njëjti ligj ia mundëson personave të cilat janë dënuar në mungesë me rastin e arrestimit të tyre të kërkojnë që edhe një herë rihapet procedura, pra të gjykohen rishtas prej fillimit. Atëherë ne do të krijojmë dyfish, dy herë procedurat penale dhe nuk është ky një statisfaksion nëse persona të dënuar në mungesë, por të njëjtit nuk janë duke vuajtur dënimin në burg”, shtoi ai. “Deri më tani dënimi maksimal është shqiptuar më kohën e UNMIK-ut me 20 vjet burgim. Pra, sipas ligjit penal të ish-Jugosllavisë, dënimet shkojnë prej pesë vjet, pra minimumi është 5 vjet burgim dhe maksimumi është 20 vjet burgim. Pra, kryesisht dënimet për krime e luftës kanë shkuar prej pesë deri 15 vjet burgim nga gjykatat e Kosovës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?