Demaku: Pushtetarët kritikonin politikën e jashtme se ishte në gjumë, tani vetë po gërhasin

Kryeredaktorja e portalit “Periskopi”, Dafina Demaku, ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme se po fle gjumë. Në emisionin “Konfront” të KTV-së, Demaku ka thënë të martën se pushtetarët aktualë e kanë kritikuar politikën e jashtme në të kaluarën se po fle gjumë, por vetë po gjendet në një situatë edhe më të rëndë. “MPJ-ja […]
Në emisionin “Konfront” të KTV-së, Demaku ka thënë të martën se pushtetarët aktualë e kanë kritikuar politikën e jashtme në të kaluarën se po fle gjumë, por vetë po gjendet në një situatë edhe më të rëndë.
“MPJ-ja urgjentisht duhet të zgjohet nga gjumi i thellë që është futur. Kritika e këtyre figurave që sot janë në pushtet ndaj politikës së jashtme të kaluar ishte që ata po flenë janë në gjumë, tani çka po shohim është se përveç se po fle, po e dëgjojmë edhe një gërhitje të Ministrisë së Punëve të Jashtme, është aq komode”, ka thënë Demaku.
Ajo ka shtuar se pavarësisht se kryeministri Albin Kurti, thotë se nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë, energjia e tij është kthyer krejtësisht kah negociatat.












