Deliu thotë se Kurti bëri mirë që më në fund vizitoi Skenderajn

Deliu thotë se Kurti bëri mirë që më në fund vizitoi Skenderajn

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në fshatin Llaushë të Skenderajt, pas vërshimeve të shumta në këtë regjion. Ajo tha se Kurti bëri mirë që më në fund vendosi të vizitojë Skenderajn, komunën më të prekur nga përmbytjet. Megjithatë, ligjvënësja opozitare shtoi se kjo vizitë përveç që do të […]

Ajo tha se Kurti bëri mirë që më në fund vendosi të vizitojë Skenderajn, komunën më të prekur nga përmbytjet.

Megjithatë, ligjvënësja opozitare shtoi se kjo vizitë përveç që do të duhej të realizohej me kohë, do të duhej të vinte, “mbi të gjitha nga ndjenja e përgjegjësisë” dhe jo sipas saj, si reagim ndaj presionit të gjerë publik.

“Shpresoj që Qeveria do të tejkalojë qasjen e deritanishme të krijuar ndaj rajonit të Drenicës dhe t’u përgjigjet nevojave emergjente të qytetarëve të dëmtuar rëndë nga vërshimet”, shkroi ajo në Facebook.

Kurti bashkë me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nurën, sot e ka vizituar fshatin Llaushë për të parë nga afër dëmet e shkaktuar nga vërshimet.

Bashkë me Kurtin dhe Nurën, ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Nura në Facebook, ka njoftuar se të dëmtuara janë ekonomitë familjare, bujqësia, si dhe infrastruktura publike.

“Në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave”, shkroi ai.

“Familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?