Deliu Kodra: Drenica ka nevojë për ndihmë, s’ka vend për racizëm lokal e kulturor

Deliu Kodra: Drenica ka nevojë për ndihmë, s’ka vend për racizëm lokal e kulturor

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka bërë thirrje për solidaritet dhe mbështetje për Drenicën, pas fatkeqësisë së vërshimeve si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit. Deliu me anë të një postimi në Facebook, tha se nuk ka vend për racizëm lokal e kulturor. Sipas saj, […]

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka bërë thirrje për solidaritet dhe mbështetje për Drenicën, pas fatkeqësisë së vërshimeve si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit.
Deliu me anë të një postimi në Facebook, tha se nuk ka vend për racizëm lokal e kulturor.

Sipas saj, nuk ka dhe s’ka për të pasur kurrë dallim në mes njerëzve të Kosovës, duke shtuar se ajo çfarë përfaqëson Drenica, është ajo çfarë e ka të mbjellur përbrenda secili qytetar i Kosovës.

Më tej ajo ftoi të gjithë Kosovën për ta hapur zemrën për fatkeqësinë që ka goditur Drenicën.

Postimi i plotë:

Shoqëria jonë e di vlerën e jetës, përmes çmimit që ka paguar për një jetë në liri. Në Drenicë, si çdo kund në Kosovë, i gjen njerëzit e zakonshëm që i kanë qëndruar përballë këtij çmimi. Jo për vete. Jo kundër dikujt. Për Kosovën. Për të ardhmen.

Nuk ka vend për racizëm lokal e kulturor. Nuk ka, e s’ka për të pasur kurrë dallim në mes njerëzve të Kosovës. Nuk ka e nuk do të ketë kurrë dallime, që janë më të mëdha sesa ajo çfarë e kemi të përbashkët: vetëdijen që na bashkon, të ardhmen që e duam dhe karakterin për ta parë njëri-tjetrin, si njerëz mbi të cilët mund të mbështetemi e që i mbështesim.

Të tillë kemi qenë e të tillë jemi si shoqëri. Asnjë gënjeshtër e hipokrizi snobe, nuk mund ta errësojë këtë të vërtetë. Ajo çfarë përfaqëson Drenica, është ajo çfarë e ka të mbjellur përbrenda secili qytetar i Kosovës.

Është kohë për solidaritet e mbështetje. Sot, Drenica ka nevojë për ndihmë. Sot, e gjithë Kosova duhet të hapë zemrën për Drenicën. Të tillë jemi në të vërtetë. Le të bëhemi bashkë, që mbi këtë fatkeqësi që ka goditur njerëzit, ta shpalosim të vërtetën tonë si popull, kundër racizmit, dallimeve e gënjeshtrave që përpiqen t’i vënë në mesin tonë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?