Çekia voton për presidentin e ri

Çekia voton për presidentin e ri

Shtetasit e Republikës Çeke janë duke votuar të shtunën në zgjedhjet presidenciale, për të zgjedhur pasardhësin e Millosh Zemanit. Pozita e presidentit në Çeki konsiderohet ceremoniale. Miliarderi Andrej Babish, është në mesin e tetë kandidatëve që garojnë për president. Zgjedhjet kanë nisur të premten dhe përfundojnë në pasditen e së shtunës. Babish, ish-kryeministër, është shpallur […]

Pozita e presidentit në Çeki konsiderohet ceremoniale.

Miliarderi Andrej Babish, është në mesin e tetë kandidatëve që garojnë për president.

Zgjedhjet kanë nisur të premten dhe përfundojnë në pasditen e së shtunës.

Babish, ish-kryeministër, është shpallur i pafajshëm këtë javë në një gjyq për mashtrim, vendim që ia ka rritur mundësitë për të fituar në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk fiton shumicën, dy kandidatët me më së shumti vota do të përballen me rundin e dyte pas dy javësh.

Gjenerali ushtarak, tashmë i pensionuar, Petr Pavel, 61-vjeçar, ish-pjesëtar i komitetit ushtarak të NATO-s, dhe ish-rektorja universitare, Danushe Nerudova, 44-vjeçare, janë konkurrentët kryesorë të Babishit.

Përndryshe Zeman ka mbajtur dy mandate pesëvjeçare në pushtet.

Mandati i tij i dytë, dhe i fundit, skadon në mars.

Ai ka qenë presidenti i parë që është zgjedhur me votë popullore.

Dy ish-presidentët tjerë, Vaclav Havel dhe Vaclav Klaus janë zgjedhur me votën e ligjvënësve./rel

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?