Biden për herë të parë në Japoni, pajtohen për zgjerim të aleancës së sigurisë

Biden për herë të parë në Japoni, pajtohen për zgjerim të aleancës së sigurisë

Në takimin e parë të kryeministrit japonez Fumio Kishida tek presidenti i SHBA-së Joe Biden në Uashington është në fokus ndarja e re e roleve mes Japonisë dhe SHBA-së në aleancën e sigurisë. Vetëm pak javë pas riformulimit të strategjisë japoneze të mbrojtjes kryeministri Fumio Kishida takohet të premten (13.01) në Uashington me presidentin e […]

Vetëm pak javë pas riformulimit të strategjisë japoneze të mbrojtjes kryeministri Fumio Kishida takohet të premten (13.01) në Uashington me presidentin e SHBA-së Joe Biden. Të dy vendet janë duke forcuar bashkëpunimin e tyre ushtarak, ekonomik dhe në fushën e teknologjisë duke reaguar kësisoj ndaj ndryshimeve të rrethanave gjeopolitike të sigurisë.

Kishida e cilësoi vizitën e parë të tij në Shtëpinë e Badhë si „shumë të rëndësishme”.

“Ne do t’i tregojmë pjesës tjetër të botës një aleancë sigurie më të fortë, që krijon boshtin për sigurinë dhe diplomacinë e Japonisë”, tha Kishida. “Ne do të prezantojmë edhe bashkëpunimin tonë të mëtejshëm për arritjen e një Indopaqësori të lirë dhe të hapur.”

Edhe siguria në rrugën e Tajvanit është në fokus të aleancës së re të përforcuar amerikano-japoneze. Në një deklaratë të publikuar të premten e kaluar (6.01) nga Shtëpia e Bardhë thuhet, se Biden dhe Kishida do të diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit në kontekstin e një sërë temash rajonale dhe globale që nga ndryshimi i klimës, teknologjitë e rëndësishme për të ardhmen, programet bërthamore të Koresë së Veriut si dhe luftën në Ukrainë e deri tek „ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rrugën e Tajvanit”.

“Sfida më e madhe” Kina

Pikërëndesa e takimit ka të bëjë me orientimin e ri të politikës japoneze të mbrojtjes dhe të sigurisë. Direktivat e riformuluara në dhjetor japin përgjigje ndaj „rrethanave më serioze dhe më të ndërlikuara” të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore, thuhet në dokumentin përkatës. Demonstrimi ushtarak i Kinës në Azinë Lindore përshkruhet si „sfida më e madhe strategjike” e të gjitha kohërave. Ndaj Japonia do të shpenzojë më shumë për mbrojtjen edhe në aleancë me SHBA-në do të marrë përsipër një rol më të rëndësishëm ushtarak.

Kishida do ta rrisë buxhetin për mbrojtjen deri më 2027 në dy përqind të produktit bruto në vend, ndërsa deri tani si kuotë jo zyrtare maksimale ishte një përqind. Njëkohësisht Japonia për herë të parë synon „aftësinë ushtarake kundërsulmuese”, për neutralizimin e pozicioneve të raketave në territor armiqësor. Për këtë Japonia do të blejë nga SHBA, 500 raketa dhe do të konstruktojë edhe raketat e veta.

Ndryshimi i strategjisë është hapi i fundit i madh i Japonisë pas një rruge shumëvjeçare drejt një fuqie më të madhe ushtarake. Kryeministri prej shumë vitesh Shinzo Abe në këtë strategji shihte rrugën drejt një Japonie si „fuqi normale”. Për vite me radhë Kishida ka qenë ministër i Jashtëm në qeverinë e Abesë dhe e ka mbështetur politikën e tij.

Distancimi nga pacifizmi tradicional i pasluftës në Japoni dëshirohej edhe nga SHBA. Në matjen e forcave me Kinën për Tajvanin dhe rrjedhën e kufijve në lindje të detit jugor kinez SHBA-së i duhet një Japoni më e aftë për të vepruar. “Ndaj presidenti Biden në takimin me Kishidan do të deklarojë mbështetjen e tij për objektivat e reja të Japonisë për mbrojtjen, që kërkojnë një bashkëpunim me SHBA-në për zhvillimin dhe realizimin e saj”, mendon politologu Sebastian Maslow nga Universiteti Shirayuri në Sendai.

Në kuadër të takimit mes Biden dhe Kishida të oremten (13.01) do të nënshkruhet edhe një marrëveshjeve për sigurinë kibernetike nga ministri japonez i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Yasutoshi Nishimura si dhe ministri i SHBA-së për Mbrojtjen e Atdheut./DW/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?