BB: Kosova do ketë rritje ekonomike 3.7% në vitin 2023

BB: Kosova do ketë rritje ekonomike 3.7% në vitin 2023

Banka Botërore ka treguar se gjatë këtij viti Kosova parashihet të ketë një rritje ekonomike prej 3.7%. Kurse, Shqipëria parashihet të ketë vetëm 2.2% rritje dhe Serbia me 2.3%. Më mirë qëndrojnë Mali i Zi me 3.4%, Maqedonia e Veriut me 2.4% Banka Botërore në një raport të gjatë për ekonominë globale ka parashikuar që […]

Banka Botërore në një raport të gjatë për ekonominë globale ka parashikuar që Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon në vitin 2023. Edhe përkundër kësaj, në raport thuhet se kjo mund të ndryshojë në raportin e radhës.

Konkretisht, Kosova parashihet të ketë një rritje ekonomike prej 3.7% në vitin 2023. Pas Kosovës në Ballkanin Perëndimor e dyta është Mali i Zi me 3.4%, e treta Bosnja me 2.5%, e katërta është Maqedonia e Veriut me 2.4%, Serbia me 2.3%, Shqipëria me 2.2% dhe Kroacia me 0.8%.

“Në Ballkanin Perëndimor, rritja parashikohet të ngadalësohet në 2.5 për qind në vitin 2023, pasi reformat e BE-së dhe investimet zbusin efektet negative të çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve, ndërprerjet e flukseve tregtare dhe investimeve, si dhe rrjedhjet nga ngadalësimi në eurozonë”.

Por, në Ballkanin Perëndimor, thotë Banka Botërore, ekziston një pasiguri e madhe politike, me rrezik që të vonohen në zbatimin e reformave dhe marrjes efikase të fondeve përkatëse. Për këtë përmenden shtetet si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Edhe për vitin 2024, Banka Botërore ka parashikuar rritjen ekonomike më të madhen në rajon për Kosovën. Sipas këtij raporti, Kosova parashikohet të ketë rritje 4.2% në 2024, Shqipëria 3.4%, Kroacia dhe Mali i Zi 3.1%, Bosnja dhe Serbia 3.0% dhe Maqedonia e Veriut 2.7%.

Bruto Produkti Vendor i Kosovës vazhdon të jetë më i ulëti në rajon. Sipas këtyre të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2021, Kosova BPV-në për kokë banori e kishte 5 mijë e 269 dollarë; Shqipëria e kishte 6 mijë e 492 dollarë; Mali i Zi 9 mijë e 465 dollarë; Bosnja e Hercegovina 7 mijë e 143 dollarë; Serbia 9 mijë e 230 dollarë dhe Maqedonia e Veriut 6 mijë e 694 dollarë.

Tutje, Banka Botëror në raport ka theksuar se prodhimi në përgjithësi në Evropë mund të tkurret në vitin 2023, nëse kriza energjetike thellohet dhe si pasojë mund të shkaktojë një rënie ekonomike në eurozonë, ose një recesion edhe më të fortë në Rusi.

“Që nga qershori, rreziqet negative lidhur me ndërprerjet e energjisë të shkaktuara nga lufta dhe importet nga Rusia, janë materializuar dhe si pasojë përkeqësoi perspektivën e rritjes, veçanërisht për Rusinë dhe eurozonën”.

Raporti i Bankës Botërore për ‘Perspektivat Ekonomike Globale’ thotë se në përgjithësi rritja globale po ngadalësohet ndjeshëm përballë inflacionit të ngritur, normave më të larta të interesit, uljes së investimeve dhe ndërprerjeve të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Banka Botërore ka parashikuar që ekonomia globale të rritet me 1.7% në vitin 2023 dhe 2.7% në 2024.

“Kriza me të cilën përballet zhvillimi po intensifikohet ndërsa perspektiva e rritjes globale përkeqësohet”, citohet të ketë thënë presidenti i Grupit të Bankës Botërore, David Malpass.

“Vendet në zhvillim po përballen me një periudhë shumëvjeçare të rritjes së ngadaltë të nxitur nga ngarkesat e mëdha të borxhit dhe investimet e dobëta, pasi kapitali global absorbohet nga ekonomitë e përparuara të përballura me nivele jashtëzakonisht të larta të borxhit të qeverisë dhe norma interesi në rritje”.

Raporti hedh gjithashtu dritë mbi dilemën e 37 shteteve të vogla, shtete me një popullsi prej 1.5 milion banorë ose më pak.

Këto shtete, bën të ditur Banka Botërore, pësuan një recesion më të mprehtë të COVID-19 dhe një rikthim shumë më të dobët se ekonomitë e tjera, pjesërisht për shkak të ndërprerjeve të zgjatura të turizmit.

Në vitin 2020, prodhimi ekonomik në shtetet e vogla ra me më shumë se 11% apo shtatë herë më shumë se rënia në ekonomitë e tjera në zhvillim.

Raporti i bën thirrje komunitetit global të ndihmojë shtetet e vogla duke ruajtur rrjedhën e ndihmës zyrtare për të mbështetur përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe për të ndihmuar në rivendosjen e qëndrueshmërisë së borxhit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?