Austin: Paketa e ndihmës përfshin tanke, por jo tanket e kërkuara nga Ukraina

Austin: Paketa e ndihmës përfshin tanke, por jo tanket e kërkuara nga Ukraina

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha më 20 janar tha se SHBA-ja dhe aleatët e tjerë kanë mbledhur një paketë të re armësh për Ukrainën, që ata besojnë se është e mjaftueshme për sukses. Austin tha në një konferencë për media në bazën ajrore amerikane, Ramstein, në Gjermani se paketa përfshin tanke, por jo […]

Austin tha në një konferencë për media në bazën ajrore amerikane, Ramstein, në Gjermani se paketa përfshin tanke, por jo tanket luftarake të prodhimit gjerman Leopard, që ka kërkuar Ukraina, ose tanket e amerikane, Abrams.

Kievi thotë se i duhen tanket Leopard të prodhimit gjerman për të zmbrapsur trupat ruse, por Kremlini ka paralajmëruar se çdo vendim i aleatëve për të dorëzuar tanket do të ishte një përshkallëzim “jashtëzakonisht i rrezikshëm” i situatës.

Rieksporti i Leopardëve kërkon miratimin e Qeverisë gjermane, kështu që edhe vendet e tjera që i kanë këto tanke nuk mund t’i dërgojnë ato në Ukrainë pa këtë aprovim.

Berlini ka thënë këtë javë se vendimi për tanket Leopard është kushtëzuar me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar tanket Abrams, diçka që Uashingtoni nuk planifikon ta bëjë.

Paketa që Austin dhe gjenerali amerikan, Mark Milley, përshkruan pas takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës përfshin një sërë obusësh, automjete të blinduara dhe municione.

Ai tha se paketa përfshin gjithashtu “kapacitetin e tankeve” të ofruar nga Polonia. “Kjo është një paketë shumë, shumë e madhe”, tha Austin.

“Nëse vendoset siç duhet, do të mundësojë që [forcat ukrainase] të jenë të suksesshme”.

Trupat ukrainase po trajnohen me pajisje që tashmë u janë dërguar nga aletët.

“Ne jemi vërtet të përqendruar në sigurimin që Ukraina ka potencialin që i nevojitet për të pasur sukses. Ne kemi një dritare mundësish këtu, nga tani deri në pranverë… sa herë që ata fillojnë operacionin e tyre, kundërsulmimin e tyre”, u tha Austin gazetarëve.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 27 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, prej kur Moska ka nisur luftën në shkurt të vitit të kaluar.

Aleatët perëndimorë kanë ofruar po ashtu armë në vlerë të miliarda dollarëve për Ukrainën./REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?