“Asociacioni, ‘thembra e Akilit’ për Kosovën”, Milo: Vështirë që të arrihet një marrëveshje historike me Serbinë

“Asociacioni, ‘thembra e Akilit’ për Kosovën”, Milo: Vështirë që të arrihet një marrëveshje historike me Serbinë

Ish ministri i Jashtëm, Paskal Milo komentoi takimin e sotëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me zyrtarët e lartë të BE-së dhe SHBA-së për neutralizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Sipas tij, ky takim është bërë për të gjetur “disa kompromiseve brenda pozicioneve ekstremeve të të dyja palëve”. “Kurti përsëri nuk ka rënë dakord me […]

“Kurti përsëri nuk ka rënë dakord me planin për sa i përket asociacionit. Për Prishtinën është “Thembra e Akilit” sepse vë në dyshim atë që shqiptarët e Kosovës, duhet ta ruajnë që është çështja e respektimit të sovranitetit. Nëse krijohet një asociacion që do të ketë pushtet ekzekutiv, krijon mundësinë e një shteti brenda shtetit, gjë që do të minonte sovranitetin e Kosovës.”, tha ai.

Siç shtoi ai, flitet për një propozim që ka të bëjë më asociacionin në mënyrë që komunat serbe të mos kenë pushtet ekzekutiv.

“Kurti kundërshton një asociacion mono etnik. Ai propozon që të krijohet por të bëjë pjesë jo vetëm minoriteti i serbëve por dhe të tjerëve për të mos e lënë vetëm në duart e serbëve sepse do të ishte një instrument në shërbim të Beogradit. Nga ana e amerikanëve është dhënë garanci që krijimi i asociacionit nuk cenon sovranitetin e Kosovës.

Ai shtoi se nëse Serbia do të pranonte planin franko-gjerman, me ato terma që është paraqitur dhe pa ndryshime, do të pranonte kështu dhe njohjen e Kosovës.

“Në planin e përgjithshëm, e shoh më të vështirë për Vuçiç sepse nëse pranon një marrëveshje të tillë, ose planin franko-gjerman që e ka hedhur poshtë dy herë, me ato terma që është paraqitur, i duhet të pranojë de fakto atë që ka kundërshtuar de juro. pra duke pranuar këtë pako, ai do të njohë sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial të Kosovës.”

A do të ketë një marrëveshje brenda Marsit?

“Nuk e besoj sepse si shumë premtime që janë bërë gjithë këto vite asnjë nuk është realizuar dhe ndarja midis tyre është e thellë saqë është e vështirë që të realizohet për dy muaj një marrëveshje historike. Palët janë larg ende dhe nuk di çfarë instrumentesh mund të përdoren dhe për të bërë lëshime mes palëve.”, tha Milo./abcnews.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?