Ambasadorët e huaj e kujtojnë Rugovën: Qasja paqësore e tij e nevojshme këto ditë

Në 17 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, shefi i BE-së dhe ambasadorë vendosën kurora lulesh te varri i tij për të nderuar trashëgiminë e tij. Bashkimi Europian në Kosovë përmes një postimi tha se ish-presidenti Rugova do të mbahet mend si promovues i paqes në arritjen e qëllimeve politike. “Dr. Ibrahim […]

Bashkimi Europian në Kosovë përmes një postimi tha se ish-presidenti Rugova do të mbahet mend si promovues i paqes në arritjen e qëllimeve politike.

“Dr. Ibrahim Rugova do të mbahet mend gjithmonë si promotor i qasjes paqësore dhe jo të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike, e cila është shumë e nevojshme këto ditë. Trashëgimia e tij jeton. U prehtë në paqe”.

Me delegacionin europian prezentë ishte edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, si dhe ai gjerman, Jorn Rohde.

Për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, nën përkujdesjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot u organizua ceremonia e vendosjes së kurorave.

Në homazhe mori pjesë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti.

Ish-presidenti Ibahim Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?