Ambasada gjermane: Bllokimi i Asociacionit e vështirëson aplikimin e Kosovës në KiE

Ambasada gjermane: Bllokimi i Asociacionit e vështirëson aplikimin e Kosovës në KiE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet kyçe të Bashkimit Evropian janë duke kërkuar me ngulm që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ndërkohë paralajmërojnë se qasja bllokuese mund t’i kushtojë Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në Bashkim Evropian. Kështu kanë thënë në një përgjigje për “KOHA” […]

Kështu kanë thënë në një përgjigje për “KOHA” nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë. Sipas zyrës që përfaqëson shtetin gjerman, do të jetë e vështirë që të sigurohet shumica në Këshillin e Evropës nëse Kosova do të vazhdojë të refuzojë themelimin e Asociacionit.

“Gjermania dhe partnerët vazhdimisht kanë theksuar se bisedimet për zbatimin e Asociacionit për komunat serbe duhet të fillojnë që tani, duke synuar themelimin e një asociacioni, sipas marrëveshjes përkatëse kosovaro-serbe nga viti 2013, që është plotësisht në përputhje me limitet e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Bllokimi i mëtejshëm i themelimit të Asociacionit nuk do ta bëjë më të lehtë për Kosovën arritjen e shumicës së nevojshme për aplikimin e saj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës”, thuhet në përgjigje.

Gjithashtu Ambasada Gjermane potencon se mos-implementimi i marrëveshjes së Asociacionit do të ndikojë negativisht edhe në përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në instancat e Bashkimit Evropian.

“Ajo do të përbëjë gjithashtu pengesa serioze në procesin e mëtejshëm të asocimit në BE”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane, e cila ka theksuar se shtetet evropiane janë të gatshme ta ndihmojnë Kosovën në procesin e themelimit të Asociacionit. “Sa u përket detajeve teknike, veçanërisht partnerët evropianë mund të ofrojnë mjaft ekspertizë, kur bëhet fjalë për hartimin e qasjeve të përshtatshme ligjore. Gjermania do të jetë e lumtur të mbështesë dhe të ndajë përvojat e saj në këtë fushë nëse dëshiron”, kanë shtuar tutje.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?