Aktakuzë kundër 6 personave për vrasje të rëndë në Pejë

Aktakuzë kundër 6 personave për vrasje të rëndë në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G për kryerjen e veprës penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë” nga neni 173, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ndaj të pandehurve N.G.,A.G., B.G., A.G. dhe B.G., për veprën penale “Vrasje […]

Sipas prokurorisë, N.G. dhe Y.G., akuzohen për veprën për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve” dhe i pandehuri Y.G., për veprën penale ndihma në kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.

“Sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, e cila ka gjithsej  47 faqe, janë arsyetuar dhe përshkruar veprimet e secilit të pandehur në përgjegjësin penale të tyre. Të pandehurit, N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G., sipas aktakuzës, duke vepruar në bashkëkryerje, e me qellim të hakmarrjes se paskrupullt, kanë privuar nga jeta viktimën F.H., ku fillimisht të ndjerin e sulmojnë dhe e godasin më mjetet të forta dhe me pas e privojnë nga jeta me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu, të pandehurit N.G.,A.G., B.G., A.G. dhe B.G akuzohen se në bashkëkryerje kanë tentuar ta privojnë nga jeta edhe vëllezërit tjerë të viktimës F.H , duke i goditur në vazhdimësi me mjete të forta dhe duke shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me qellim të hakmarrjes se paskrupullt, kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë””, vijon njoftimi.

Aktakuza e prokurorit të shtetit, ngarkon me përgjegjësi të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve” të pandehurit N.G. dhe Y.G.

Sipas njoftimit, i pandehuri Y.G., akuzohet se me veprimet e tij  ka ndihmuar të pandehurit tjerë të kryejnë veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihet në barrë.

“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës të pandehurit N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G nga muaji prill i vitit të kaluar gjenden nën masën paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?