38-vjeçari vdes papritmas në një lokal në Prizren derisa ishte duke biseduar me shokë

Një 38-vjeçar ka vdekur në orët e para të së martës në Prizren. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Express se viktima derisa ka qenë duke biseduar me shokët e tij, ka rënë pa vetëdije nga karrigia. “Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 00:00 në një lokal në Prizren. Derisa ishte […]
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Express se viktima derisa ka qenë duke biseduar me shokët e tij, ka rënë pa vetëdije nga karrigia.
“Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 00:00 në një lokal në Prizren. Derisa ishte duke biseduar me shokët e tij tanimë i ndjeri, ka rënë nga karrigia pa vetëdije. Ai është dërguar në Qendrën Emergjente ku edhe është konstatuar vdekja”, tha ai.
Bytyqi bëri të ditur se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjor.












