Zhytësit e njësitit special të Putinit dyshohet se dëmtuan gazsjellësin Nord Stream

Zhytësit e njësitit special të Putinit dyshohet se dëmtuan gazsjellësin Nord Stream

Një numër i zhytësve të njësisë speciale të Ushtrisë ruse dyshohet se janë prapa sulmit në gazsjellësin Nord Stream, raportojnë ekspertët e sigurisë, transmeton “The Sun”. Spetsnaz – një grup sekret i Ushtrisë së Rusisë – me ndihmën e dronëve nënujorë dyshohet se kanë dëmtuar gazsjellësin. Flluska të mëdha dolën mbi sipërfaqe të detit në […]

Një numër i zhytësve të njësisë speciale të Ushtrisë ruse dyshohet se janë prapa sulmit në gazsjellësin Nord Stream, raportojnë ekspertët e sigurisë, transmeton “The Sun”.

Spetsnaz – një grup sekret i Ushtrisë së Rusisë – me ndihmën e dronëve nënujorë dyshohet se kanë dëmtuar gazsjellësin.

Flluska të mëdha dolën mbi sipërfaqe të detit në afërsi të ishullit danez Bornholm, pas raportimeve për shpërthime në afërsi të gazsjellësit të hënën. Danimarka është anëtare e NATO-s.

Suedia ka konfirmuar se kishte zbuluar dy shpërthime nënujore afër vendit ku ka pasur rrjedhje, ndërsa inxhinierët gjermanë kanë raportuar se kishte një ulje të shtypjes në gazsjellës dhe gypat u dëmtuan dhe u hapën.

Liderët perëndimorë akuzojnë Rusinë se po saboton këtë linjë për të nxitur një krizë energjetike në Evropë para dimrit.

Dhe sipas një analisti të pavarur të mbrojtjes, “nuk është larg mendsh” të besohet se Moska është prapa këtij sulmi në gazsjellës dhe atë para hundëve të NATO-s.

Eksperti i luftës detare, H I Sutton, ka thënë se njësiti special detar rus GUGI, që thuhet se raporton direkt te presidenti rus Vladimir Putin, mund të kenë përdorur dronë nënujorë për të kryer sulmin.

“Sot Rusia ka një prej flotave më të mëdha të nëndetëseve të zbulimit në botë. Këto janë të bazuara në arktik. Janë në gjendje të shkatërrojnë një gyp në Baltik”, ka thënë Sutton. “Por, duket e pamundur”.

GUGI – drejtoria kryesore e fshehtë e Kërkimeve të Thella Detare – ka një mision për t’i dhënë një goditje katastrofale Perëndimit dhe raportohet se këtë njësit e komandojnë komanduesit më të lartë të marinës.

H I Sutton po ashtu thotë se kanali i furnizimit nëntokësor është rreth 70 metra thellë dhe mund të arrihet nga zhytësit profesionistë, të cilët mund të kenë vendosur bomba në të.

“Njerëzit gjithmonë do të vënë gisht te zhytësit rusë të Spetsnaz në Baltik. Nuk është larg mendsh”, ka thënë Sutton.

Ai ka thënë se Rusia ka edhe dronë nëntokësorë të nivelit më të lartë dhe është në gjendje të kryej sulme në thellësi të detit.

“Rusia ka dronë nëntokësorë. Një qendër e re për zhvillimin e tyre është në St. Petersburg. Disa nga këtu mund të jenë të përshtatshme”, ka thënë Sutton.

Por, ai ka thënë se duhet ndonjë anije për të dërguar dronët atje.

Hulumtuesi danez i Mbrojtjes, Anders Puck Nielsen, ka shprehur po ashtu këto shqetësime. Ai thotë se ushtarakët e Putinit kanë mundur të vendosin eksploziv në gazsjellës.

“Nëse flasim teknikisht, nuk është e vështirë. Duhet një varkë. Duhen disa zhytës që dinë se si t’i vendosin pajisjet shpërthyese. Nëse shohim se kush do të përfitonte nga kjo, më tepër kaos në tregun e gazit në Evropë, mendoj se ka vetëm një akter ka aktualisht që do të përfitonte, është Rusia”, thotë Nielsen.

Një mundësi tjetër, është se forcat ushtarake ruse kanë vendosur në mënyrë sekrete mina nënujore dhe i kanë detonuar ato disa ditë apo javë më vonë.

Ukraina e ka akuzuar Rusinë për sulm terrorist pas tri rrjedhjeve në dy gypa strategjik që gjenden nën detin Baltik.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka thënë se është akt sabotazhi, ndërsa edhe Danimarka e Suedia i kanë vlerësuar si veprime të qëllimshme.

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, ka thënë se informatat që ka marrë nga inteligjenca sugjerojnë se ishte shpërthim i qëllimshëm. /Koha/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?