Veç pesë automjete i kthyen targat në RKS që nga 1 shtatori

Veç pesë automjete i kthyen targat në RKS që nga 1 shtatori

Vetëm nga një makinë i ka ndërruar targat e Serbisë në RKS, në pesë komuna që nga 1 shtatori kur ka nisur afati i konvertimit të tabelave të automjeteve. E kjo shifër prej vetëm 5 rastesh që e kanë kryer këtë obligim, po del të jetë arsyeja pse Qeveria e Kosovës u detyrua që afatin […]

Vetëm nga një makinë i ka ndërruar targat e Serbisë në RKS, në pesë komuna që nga 1 shtatori kur ka nisur afati i konvertimit të tabelave të automjeteve.

E kjo shifër prej vetëm 5 rastesh që e kanë kryer këtë obligim, po del të jetë arsyeja pse Qeveria e Kosovës u detyrua që afatin e përfundimit të këtij procesi të caktuar fillimisht deri më 31 shtator, ta vazhdojë edhe për një muaj.

“Ministria e Punëve të Brendshme, me kohë para se të fillojë ky proces i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe janë të gatshme të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e afatit deri më 31 tetor 2022”, konfirmuan nga MPB për Klan Kosovën.

“Nga data 1 shtator deri më tani janë regjistruar 5 automjete me targa RKS. Regjistrimet janë bërë në komuna të ndryshme, si: Prizren, Dragash, Leposavic, Mitrovica Veriore dhe Gjilan.”, thuhet në përgjigjen e MPB-së,.

Por në këtë ministri mohojnë se kanë numër të saktë të veturave që duhet ndërruar targat.

“Nuk kemi të dhënat të sakta se sa është numri total i veturave të regjistruara me “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “PR” dhe “ĐA” , pasi ato janë të regjistruar në një sistem të kaluar. Pas përfundimit të procesit do të dihet saktë numri i tyre”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, për Klan Kosovën.

Kujtojmë se ditë më parë, janë sulmuar dy qytetarë serbë që i janë bindur vendimit të Qeverisë për t’i konvertuar targat në RKS. Kundër këtyre rasteve pati reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili i bëri thirrje edhe presidentit të Serbisë.

“I bëjmë thirrje Vuçiç që të ndalojë së mbështeturi strukturat ilegale kriminale me aktet e tyre të dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në postim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?